Politike

Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha: Qeveria me kërcënime dhe shantazhe u kërkonte vëzhguesve se ku i kishin faktet për raportin paraprak

Berisha tha se demokratët u kanë dërguar të tre delegacioneve si të ODIHR, ashtu dhe Parlamentit Europian dhe Këshillit të Europës, materialet në mënyrë të vazhdueshme. 

23 Qershor 2025, 13:36 Nga M.B
Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha: Qeveria me kërcënime dhe shantazhe u
Sali Berisha

TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot gjatë një konference për shtyp se qeveria me kërcënime dhe shantazhe u kërkonte vëzhguesve se ku i kishin faktet për raportin paraprak. Berisha tha se demokratët u kanë dërguar të tre delegacioneve si të ODIHR, ashtu dhe Parlamentit Europian dhe Këshillit të Europës, materialet në mënyrë të vazhdueshme. Ai shtoi se nga ana e PD ka përpjekje për të bërë transparencën me fakte e dokumente. 

Pjesë nga fjala e Berishës:

Unë siç e keni marrë vesh ju, kam denoncuar këtu përpjekjet e jashtëzakonshme të Edi Ramës, presionet turpshme ndaj vëzhguesve për të ndryshuar qëndrimin. Unë besoj se ato presione nuk do të kenë efekt dhe kam besim në integritetin e vëzhguesve ndërkombëtar.

Ne i kemi dërguar të tre delegacioneve si të ODIHR, ashtu dhe Parlamentit Europian dhe Këshillit të Europës, materialet non stop, në mënyrë të vazhdueshme. Pra ka dy përpjekje të mëdha. Ka një përpjekje të qeverisë, e cila me kërcënime me shantazhe u thoshte, ku i keni faktet që keni shkrojtur, këto e ato dhe ka një përpjekje tonën për të bërë transparencën me fakte e dokumente. Ky është zhvillimi.

sali berisha

Sondazh

Poll