Politike

"As më r**het këtu për policinë fare"/ Rinumërimi i votave në Tiranë, Dogjani përplaset me Rusmajlin: Më keni heq votat, s’lini me fut as vëzhgues

Bëhet me dije se deri tani janë numëruar vetëm 462 kuti, ndërsa mbeten edhe rreth 60 % e tyre ende për tu numëruar.

23 Qershor 2025, 12:17 Nga E. D
"As më r**het këtu për policinë fare"/
foto ilustruese

TIRANË- Rinumërimi i votave për qarkun e Tiranës po vijojn ende në pallatin e sportit “Farie Hoti”. Bëhet me dije se deri tani janë numëruar vetëm 462 kuti, ndërsa mbeten edhe rreth 60 % e tyre ende për tu numëruar.

Po ashtu raportohet se nga numërimi fillestar Partia Demokratike dhe Partia Socialiste kanë humbur vota. Konkretisht PD ka humbur 221 vota dhe PS 194. Ndërsa Koalicioni Euroatlantik 10 vota dhe Djathtas për Zhvillim 7 vota.

Gjithashtu një përplasje e fortë ka ndodhur mes kandidatit të PD-së Asllan Dogjani dhe anëtarit të KAS Ilir Rrusmajli gjatë procesit të rinumërimit. Dogjani thotë se një fletë votimit ishte shpallur gabimisht e pavlefshme, votë që ishte për të. Më tej Dogjani akuzoi Rrusmajli se i kanë hequr votat nga 4-5 dhe nuk e lënë as të fusin vëzhgues. Por KAS pretendoi se vota nuk ishte vendosur brenda kutisë së votimit.

Debati:

Dogjan: Hajde shife sa e qartë është këtu!

Rusmaili: Shif se të nxjerr policia.

Dogjani: As më rruhet këtu për policinë fare. Hajde shife këtu është e paqartë vota. Vjedh votat ti dhe njofton policinë. Më bën mua presion me policinë ti. Vidhni vota, hajdutë. Nuk është hera e parë, gjithë ato vota që keni vjedhur deri tani. 4-5, 4-2, 4-5 në të gjitha kutitë e votimit. Zotërinj mos u tallni me votat e qytetarëve. Sepse kemi ditë e natë që rrijmë këtu. Hajde shihe se e ka shpreh vullnetin. Hajde shife si e ka shprehur vullnetin qytetari.

Me të padrejtë heq votat ti, nuk je i pari. Nuk është vota e parë, ju mi keni heq votat nga 4-5. S’lini me fut as vëzhgues. Turp të keni, do t’i marr të gjitha videot një për një, do t’i çoj në SPAK, do t’i çoj çdo votë që ma keni marrë ju. Ku është shprehje e vullnetit këtu? Turp të kesh Ilir, turp të kesh. Kërkoj të jesh i drejtë. Nuk kërkoj asnjë lloj benefiti. Me çdo gjë të jesh i drejtë. Hajde ta hapim votën. Ta rivlerësojmë edhe një herë. Talleni. Ja vota. Urdhëro se si tallen këta.

rinumerimi i vutave ne tirane

Sondazh

Poll