Politike

Prezantohet portali E-Legjislacioni/ Spiropali: Afron qytetarët me Kuvendin! Gonzato: Këto masa duhet të përmirësojnë besimin te publiku

Ajo tha se kjo platformë, përves aksesit informues, u jep mundësinë qytetarëve, organizatave të shoqërisë civile, grupeve të interesit, ekspertëve dhe aktorëve të tjerë të ndjekin dhe kontribuojnë në procesin legjislativ, nga faza e hartimit e deri në miratimin në Kuvend.

23 Qershor 2025, 11:57 Nga M.B
Prezantohet portali E-Legjislacioni/ Spiropali: Afron qytetarët me
Foto ilustruese

TIRANA- Ditën e sotme u lancua sot portali E-Legjislacioni në Kuvendin e Shqipërisë ku gjatë prezantimit morën pjesë ambasadorë dhe përfaqësues të disa institucioneve ndërkobëtare dhe institucioneve në vend. Gjatë fjalës së saj, kryeparlamentarja Elisa Spiropali tha se E-Legjislacioni shkon përtej një programi kompjuterik, duke shtuar se është një vizion i ri për një proces lgjvënës më cilësor, efektiv dhe më të hapur e aksesueshëm nga publiku.  

Ajo tha se kjo platformë, përves aksesit informues, u jep mundësinë qytetarëve, organizatave të shoqërisë civile, grupeve të interesit, ekspertëve dhe aktorëve të tjerë të ndjekin dhe kontribuojnë në procesin legjislativ, nga faza e hartimit e deri në miratimin në Kuvend.

“Po hedhim një hap të ri për të afruar qytetarët me Kuvendin, për të ndërtuar ura komunikimi ndërmjet institucioneve dhe për të vendosur teknologjinë në funksion të demokracisë. Portali është një përballje direkte dhe konkrete me sfidën e shndërrimit sa më të shpejtë të Kuvendit të Shqipërisë në një parlamentet me standartet e parlamentit të një vendi anëtar të Bashkimit Europian”, tha Spiropali.

Edhe ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, mbajti fjalën e tij gjatë lancimit teksa theksoi se marrja e këtyre masave do të rrisë besimin te publiku. Ai tha se kjo është kyçe për të siguruar pavarësinë e Kuvendit dhe për të kërkuar llogari nga ky institucion që të luajë rolin e vet kyç gjatë negociatave.

“Këto masa do të përmirësojnë besimin te publiku. Besimi i qytetarëve do të jetë më i fortë te institucionet. Duhet të ketë të gjithë burimet e duhura. Kjo është kyçe për të siguruar pavarësinë e këtij institucioni dhe për të kërkuar llogari nga parlamenti që Kuvendi të luajë rolin e vet kyç gjatë negociatave. Edhe ne do të luajmë rolin tonë dhe për këtë kam kënaqësinë që të kemi një projekt për të ndihmuar Kuvendin që do të jetë “BE për Demokracinë””, tha Gonzato.

 

lancohet e-legjislacioni

Sondazh

Poll