Bota

Sulm me armë zjarri në Gjermani, humbin jetën 6 persona, arrestohet autori i krimit

Agjencia gjermane e lajmeve raportoi se 6 viktimat  besohet të jenë anëtarë të familjes, kishin mbetur menjëherë të vdekur pas të shtënave.
Featured image of article: Sulm me armë zjarri në Gjermani, humbin jetën 6 persona, arrestohet autori i krimit Policia gjermane

GJERMANI- Një sulm me armë zjarri është shënuar ditën e sotme në Gjermani ku për pasojë kanë mbetur të vdekur  6 persona dhe disa të  tjerë janë plagosur. Sipas informacioneve paraprake autori i arrestuar për këtë vrasje dhe 6 viktimat njiheshin  më parë.

Sulmi ndodhi pranë një ndërtese afër stacionit të trenit në Rot am See në orën 12:45.

“Disa të palgosur, dhe 6 të vdekur.”– ka shkruar policia lokale me qendër në qytetin Aalen të Gjermanisë.

Agjencia gjermane e lajmeve raportoi se 6 viktimat  besohet të jenë anëtarë të familjes, kishin mbetur menjëherë të vdekur pas të shtënave.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Rot am See është vendi ku ndodhi ngjarja,  me një popullsi mbi 5,000 dhe ndodhet rreth 170 km në veri-perëndim të Mynihut.

Ndërkohë, policia po heton mbi ngjarjen tragjike që tronditi mesditën e sotme Gjermaninë.

Burimi: independent

A.C/Dosja.al

Shto Koment