Bota

Tërmeti në Turqi/ Eksperti: Pritet një tjetër lëkundje e fortë me magnitudë 7.6, do të prekë Italinë dhe Austrinë

26 Janar 2020, 14:06 Nga DOSJA
Tërmeti në Turqi/ Eksperti: Pritet një tjetër lëkundje

TURQI- Para dy ditësh Turqia u godit nga një tërmet i fortë 6.8 ballë ku për pasojë kanë mbetur të vdekur 35 persona dhe mijëra të tjerë janë palgosur.

Por paçka se kjo goditje ishte tragjike për Turqinë sipas ekspertëve një tërmet edhe  më i fortë do të shkund sërish vendin, rrezja e të cilit mund të shkojë deri në Austri.

Eksperti Engin Er, president i Dhomës së Inxhinierëve Gjeologë në Turqi ka deklaruar se një tërmet me 7.6 ballë mund të godasë në Silivri, pranë detit Marmara.

Sipas presidentit Engin Er, lëkundja mendohet se do të jetë shumë e fortë, duke shkaktuar lëkundje të ndjeshme edhe në shtetet si Austria dhe Italia.

Në kuadër të këtij paralajmërimi, eksperti ka bërë thirrje edhe për përgatitjen në rang vendi, pasi tërmeti do ta ketë epiqendrën afër kores së tokës dhe jo në det.

Tërmeti i fuqishëm me magnitutë 6.8 që goditi Turqinë në provincën Elazig një ditë më parë, ka shkaktuar 35 viktima dhe mijëra persona të plagosur Deri më tani janë nxjerrë gjallë nga rrënojat dhjetëra persona dhe gjithsej janë shembur 100 ndërtesa. Mediet vendase raportojnë se pas tërmetit të fortë u regjistruan edhe lëkundje të tjera të vogla me magnitudë deri në 5.4. Këto të fundit kanë shkaktuar shumë panik në popull.

Burimi: borsagundem

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota earthquake in turkey engin er termet 6.8 tund turqine termet ne turqi termeti 7.6 ballë pritet te godase turqine earthquake in turkey engin er termet 6.8 tund turqine termet ne turqi termeti 7.6 ballë pritet te godase turqine

Sondazh

Poll

Bota 26 Janar 2020, 13:19

TURQI– Fatkeqësia e bën popullin një! Ky është edhe rasti i gruas nga Turqia, e cila kishte mbetur nën rrënojat e banesës së saj gjatë tërmetit të dy ditëve më ...