Bota

Infermierja kineze tronditi globin: Qeveria gënjen, janë prekur 90.000 njerëz nga koronavirusi(VIDEO)

26 Janar 2020, 11:16 Nga DOSJA
Infermierja kineze tronditi globin: Qeveria gënjen, janë prekur 90.000

KINË– Paralajmërimi i saj ka tronditur mijëra njerëz, pasi shumë kritikë kanë thënë që në këtë situatë duhen deklarata që mos shqetësojnë publikun, ndërsa ajo me këtë që ka thënë publikisht ka tensionuar edhe më shumë krizën në vend.

Përhapja e virusit në Kinë, ku ka infektuar më shumë se 1.970 njerëz u ka marrë jetën 56 njerëzve, dhe është përhapur në të gjithë botën.

E maskuar ajo nuk ka bërë publike emrin dhe fytyrën e saj, por në një video është shprehur: Unë jam në zonën ku filloi koronavirusi. Kam dalë për t’ju thënë të vërtetën. Në këtë moment, në provincën Hubei, përfshirë zonën Wuhan, madhe edhe në Kinë, 90 mijë persona janë infektuar nga koronavirusi.

Ajo ka paralajmëruar qytetarët që të mos dalin nga shtëpitë e tyre për Vitin e Ri Kinez: Unë do t’i thoja gjithsecilit që po e sheh këtë video që nuk duhet të dalë jashtë. Të mos festojë. Të mos hajë jashtë shtëpisë. Njëherë në vit, ne festojmë Vitin e Ri Kinez. Në qoftë se do të mbroheni tani, do të mund ta takoni familjen tuaj shëndoshë e mirë vitin e ardhshëm. Neve nuk na intereson se çfarë thotë qeveria. Unë do t’ju flas juve nëpërmjet mediave sociale. Gjithsecilit, ju lutem, dhuroni maska, dorashka dhe rroba në Wuhan: Ju lutem, na ndihmoni. Ju lutem, na dhuroni syza mbrojtëse, maska dhe veshje mbrojtëse. Furnizimet tona nuk mjaftojnë.

 

Virusi i ri vdekjeprurës në Kinë u ka marrë jetën 56 personave brenda katër ditëve, ndërsa mbi 2 mijë të tjerë janë të prekur dhe po marrin trajtimin e duhur. Sipas ekspertëve është mësuar se ky virus mund të jetë përhapur nga një supë e gatuar me lakuriq nate, ndërsa dyshohet nga ana tjetër se infeksioni mund ta kenë përhapur edhe gjarpërinjtë, një ndër ushqimet më të preferuara për kinezët.

Burimi: Dailymail

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota infermierja ne whan kine shkon ne 56 numri i viktimave ne kine virusi ne kine infermierja ne whan kine shkon ne 56 numri i viktimave ne kine virusi ne kine

Sondazh

Poll