Aktualitet

U ekstraduan nga Dubai, GJKKO lë në burg 3 anëtarët e grupit të Talo Çelës

Ata njihen si "ushtarët" e të shumëkërkuarit të drejtësisë Talo Çela, u arrestuan një muaj më parë në Dubai.

21 Qershor 2025, 11:08 Nga M.B

U ekstraduan nga Dubai, GJKKO lë në burg 3 anëtarët e

TIRANA- Gjykata e Posaçme Antikorrupsion la në fuqi masën e sigurisë "arrest në burg" ndaj Ado Xhika alias Ado Cërriku alias Elkier Cërriku, ndaj Ervis Dakës dhe Maksim Koçit, të cilët u ekstraduan pak ditë më parë nga Dubai drejt vendit tonë. Ata njihen si "ushtarët" e të shumëkërkuarit të drejtësisë Talo Çela, u arrestuan një muaj më parë në Dubai.

Sipas SPAK, Maksim Koçi ka marrë pjesë në vrasjet e 2 personave. Ai ka siguruar kushtet/mjetet për vrasjen e A. S. dhe A. C. alias A. S dhe ka ndihmua të shumëkërkuarin Talo Çela për t’u fshehur.

Nga ana tjetër Daka akuzohet se ka informuar shtetasit që kanë tentuar të vrasin K. P., në lidhje me lëvizjet e tij. Ai ka siguruar kushtet/mjetet për vrasjen e Arjan Spahiut, Po ashtu ka strehuar dhe ka transportuar dhe i ka siguruar kushtet e nevojshme për jetesë, shtetasit të shumëkërkuar Talo Çela.

Ndërkohë, Ado Xhika akuzohet se për rreth 2 vjet, ka ndihmuar Talo Çelën duke i krijuar kushtet e nevojshme për jetesë. Po ashtu ka shoqëruar 1 gazetar, me qëllim intervistimin e Çelës.

ado xhika maksim koçi dhe ervis daka

Sondazh

Poll