Aktualitet

Sherr me grushte në Tiranë, një person konfrontohet me 2 të tjerë pranë banesës së ish-bashkëshortes, largohet nga vendi i ngjarjes

Sipas informacioneve paraprake, personi në fjalë është konfliktuar me 2 persona të tjerë, të cilët dyshohet se frekuentoheshin me ish-bashkëshorten dhe vajzën e tij.

20 Qershor 2025, 22:31 Nga M.B
Sherr me grushte në Tiranë, një person konfrontohet me 2 të
Foto nga vendi i ngjarjes

TIRANA- Një konflikt fizik ka ndodhur sot në zonën e Astirit në Tiranë nga ku mësohet se një person është përfshirë në një konfrontim pranë banesës së ish-bashkëshortes së tij teksa ka shkuar së bashku me vajzën 15-vjeçare.

Sipas informacioneve paraprake, personi në fjalë është konfliktuar me 2 persona të tjerë, të cilët dyshohet se frekuentoheshin me ish-bashkëshorten dhe vajzën e tij.

Gjithashtu bëhet me dije se ai ka goditur me grushte njërin prej personave dhe pas ngjarjes është larguar menjëherë, duke lënë automjetin.



 

astir tirana

Sondazh

Poll