Aktualitet

"Luftë për kontrollin e trafikut të drogës!" Vrau Kasen Kasmin dhe plagosi 3 të tjerë në Itali, dënohet me 20 vite burg Mikea Zaka

Ndërkohë, sipas gjykatës se të shtënat ndodhën për një larjeje hesapesh për kontrollin e tregut të drogës, me katër personat e punësuar dhe të dërguar në Shake Bar për të sulmuar të pandehurin.

20 Qershor 2025, 16:30 Nga M.B
"Luftë për kontrollin e trafikut të drogës!" Vrau
Mikea Zaka

ITALIA- Mikea Zaka është dënuar sot me 20 vite burg në Itali për vrasjen e Kasen Kasemit më 9 mars të vitit të kaluar. Nga kjo ngjarje mbeti i plagosur dhe vëllai i tij Ervin Kasemi në Shake Bar në Frosinone të Italisë. Veç vëllezërve atë mbrëmje u plagosën edhe dy vëllezër Klevi dhe Alvider Hidraliu të gjithë shqiptarë.

Ndërkohë, sipas gjykatës se të shtënat ndodhën për një larjeje hesapesh për kontrollin e tregut të drogës, me katër personat e punësuar dhe të dërguar në Shake Bar për të sulmuar të pandehurin. Sipas mediave italiane, gjykata ngriti alarmin për infiltrimin e botës kriminale shqiptare në Frosinone.

Gjithashtu bëhet me dije se në burg Mikea Zaka u kap teksa po telefononte në Shqipëri dhe po kërkonte mbrojtje mbrojtje për familjen e tij. 

Kronologjia

Ngjarja ka ndodhur në muajin mars të vitit 2024. Përplasja mes bandave shqiptare në një lokal në qendër të Frosinones në Itali solli vdekjen e 27-vjeçarit Kasem Kasmi dhe la tre të tjerë të plagosur. Lidhur me ngjarjen u vu në pranga 23-vjeçari shqiptar, Mikea Zaka ndërsa u shpallën asokohe në kërkim edhe tre të anëtarë të tjerë të bandës.

I arrestuari akuzohej nga Prokuroria për veprën penale të vrasjes me paramendim dhe vrasjes së trefishtë të mbetur në tentativë. Zaka në dëshminë e tij para drejtësisë deklaroi se kishte qëlluar për vetëmbrojtje dhe se në të kaluarën kishte patur konflikte me Kasemin sepse kishte filluar të dilte me ish-in e viktimës.

mikea zaka

Sondazh

Poll