Aktualitet

Kishin dalë për peshkim dhe rrezikuan të mbyteshin, shpëtohen babë e bir në Pogradec

Mësohet se ata kanë lajmëruar menjëherë policinë e cila ka ndërhyrë menjëherë duke lokalizuar fillimisht varkën e peshkatarëve e më pas duke bërë të mundur nxjerrjen e tyre pa probleme nga liqeni.

20 Qershor 2025, 20:46 Nga M.B
Kishin dalë për peshkim dhe rrezikuan të mbyteshin,
Foto nga vendi i ngjarjes

POGRADEC- Dy peshkatarë, babë e bir, kishin dalë pasditen e sotme në liqenin e Pogradecit për të peshkuar me varkë, por për shkak të kushteve të vështira atmosferike, ata kanë hasur probleme. Mësohet se ata kanë lajmëruar menjëherë policinë e cila ka ndërhyrë menjëherë duke lokalizuar fillimisht varkën e peshkatarëve e më pas duke bërë të mundur nxjerrjen e tyre pa probleme nga liqeni. Bëhet me dije se peshkatarëve u rrezikohej jeta për shkak të stuhive të shiut që krijuan dallgë të forta dhe shumë erë.

Njoftimi i policisë:

Pogradec

Policia Kufitare u shkoi në ndihmë dy shtetasve që rrezikoheshin të mbyteshin në liqen, për shkak të motit të keq.

Shërbimet e Policisë reaguan me shpejtësi dhe profesionalizëm, duke bërë të mundur lokalizimin dhe kthimin e sigurt në breg të dy shtetasve, babë e bir, që kishin dalë për peshkim në liqen.

Në sallën operative të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë kishte mbërritur një telefonatë për ndihmë nga dy shtetas, të cilët kishin dalë me varkën e tyre për peshkim dhe, për shkak të përkeqësimit të kushteve atmosferike, nuk po mundeshin të ktheheshin në breg.

Menjëherë u angazhuan shërbimet e Policisë Kufitare, të cilat, me mjetin lundrues “Skaf”, lokalizuan varkën rreth 1.5 milje larg bregut dhe bënë të mundur kthimin e sigurt të dy shtetasve në mol. Gjendja e tyre shëndetësore është e mirë.

Qytetarët (babë e bir) falënderuan shërbimet e Policisë për reagimin e menjëhershëm dhe profesionalizmin e treguar.

Policia Kufitare mbetet e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve, dhe fton këdo që ndodhet në nevojë të telefonojë në numrin pa pagesë 112.

pogradec

Sondazh

Poll