Aktualitet

Provimi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, publikohen notat e maturantëve

Në këtë provim 365 maturantë kanë marrë notën 4.00 dhe vetëm 29 maturantë kanë arritur të marrin notën maksimale 10.00. Kalueshmëria për këtë provim është 98,58% dhe  nota mesatare është 6.87.

20 Qershor 2025, 20:25 Nga r.ll
Provimi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, publikohen notat e
foto ilustruese

TIRANË- Janë publikuar rezultatet që maturantët kanë arritur në provimin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë. Në dokumentin e mëposhtëm janë notat përkatëse për secilin nxënës. Më 10 qershor mbi 27 mijë maturantë testuan njohuritë e tyre.

Në këtë provim 365 maturantë kanë marrë notën 4.00 dhe vetëm 29 maturantë kanë arritur të marrin notën maksimale 10.00. Kalueshmëria për këtë provim është 98,58% dhe  nota mesatare është 6.87.

Performanca e maturantëve në këtë provim ishte më e dobët se ajo në gjuhën e huaj, ku 399 maturantë kishin marrë notën 4.00, ndërsa 216 maturantë arritën të marrin notën maksimale 10.00. Kalueshmëria te provimi i gjuhës së huaj ishte 98,45% ndërsa nota mesatare 7.8.

Ndërkohë në ditë në vijim pritet të publikohen notat e provimit të matematikës që u zhvillua më datë 17 qershor. Më 24 qershor maturantët do të zhvillojnë provimim me Zgjedhje, i cili ofron një gamë të gjerë lëndësh, duke përfshirë: Shkencat e Natyrës: Kimi, Fizikë, Biologji, Shkencat Shoqërore: Histori, Gjeografi, Qytetari dhe Psikologji, Filozofi dhe Sociologji dhe Ekonomia dhe Artet: Ekonomi, Histori Arti, Histori Muzike, Histori Baleti.

Rezultatet e provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë më poshtë: 

matura shteterore 2025

Dokumenta bashkëngjitur

Sondazh

Poll