Aktualitet

Ministria e Drejtësisë vë rregull në faqen zyrtare dhe zbulon kaosin në institucion

26 Janar 2020, 11:44 Nga DOSJA
Ministria e Drejtësisë vë rregull në faqen zyrtare dhe

TIRANË- Pak ditë pasi Dosja.al. zbuloi kaosin e portalit të Ministrisë së Drejtësisë, insitucioni reagoi. (LEXO KËTU) Kështu drejtoresha e famshme denoncuese Ketrin Treska, nuk figuron më në listë.

Vendosja e rregullit në faqen zyrtare, tregon kaosin në Ministri. Nga 6 drejtorë, figurojnë vetëm 2 në detyrë. Siç mund ta shikoni tek lista, në Ministrinë e Drejtësisë, ka vetëm 2 drejtorë.

Është insittucioni që ka përgjegjësinë për ecurinë e Reformës në Drejtësi, që supozohet të përgatisë ligjin e famshëm anti-Kck, që duhet të aplikojë sistemin 41 bis, që duhet të luajë rol thelbësor në gjyqet e rëndësishme me letër-porositë etj.

Nuk dihet nëse ky kaos vjen nga paaftësia apo nga nevoja për të kompensuar shpenzimet marramendëse të hoteleve jashtë vendit, por rezultati shihet qartë: kriminelë që lirohen, të burgosur që dalin për shëtitje në qendër të Tiranës, sistemi 41 bis i dështuar, ligje të hartuara keq dhe gjithka tjetër e denoncuar tek Kryeministri nga ish- drejtoresha Ketrin Treska.

(Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet etilda gjonaj ketrin treska ministria e drejtesise etilda gjonaj ketrin treska ministria e drejtesise

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Janar 2020, 10:24

TIRANË–  Ministri i Rindërtimi, Arben Ahmetaj ka prezantuar paraditen e sotme një platformë online të quajtur “Programi i Rindërtimit”, për qytetarët e pre...