Aktualitet

“Mos lejoni t’ju shkelë ministresha dinjitetin”, drejtoresha e shkarkuar figuron ende në Ministrinë e Drejtësisë, u largua me gishtin nga Etilda Gjonaj

Janë 3 drejtorë që mungojnë. Katrin Treska drejtoresha e drejtorisë së Përgjithshmë Rregullatore të Çështjeve të Drejtësisë, është shkarkuar që në 11 dhjetor 2019, më shumë se një muaj. Madje pas shkarkimit ajo bëri edhe një letër publike për Kryeministrin dhe Kolegët.
Featured image of article: “Mos lejoni t’ju shkelë ministresha dinjitetin”, drejtoresha e shkarkuar figuron ende në Ministrinë e Drejtësisë, u largua me gishtin nga Etilda Gjonaj Etilda Gjonaj dhe Gentian Deva
Përditësuar:

TIRANË– Këto janë gjashtë drejtoritë e Ministrisë së Drejtësisë. Në faqen online të Ministrisë, tek drejtoritë, mund ta gjejë gjithkush, këtë grafikë. Nga 6 drejtori, duket sikur 2 janë pa drejtorë, por në fakt nuk është ashtu. Është akoma më keq. Janë 3 drejtorë që mungojnë. Katrin Treska drejtoresha e drejtorisë së Përgjithshmë Rregullatore të Çështjeve të Drejtësisë, është shkarkuar që në 11 dhjetor 2019, më shumë se një muaj. Madje pas shkarkimit ajo bëri edhe një letër publike për Kryeministrin dhe Kolegët. “Këshilla ime për ju, është që ndonjëherë mund edhe t’i thoni Stop, sokëllimave të përçarta të Etildës. Kjo vlerë edhe për ty Sekretar. Bëhu burrë ndonjëherë se, nuk bëhet kiameti dhe as prishet prokurorimi”, shkruante Treska, duke nënkuptuar qartësisht korruspionin në Ministri.

Ajo e drejtoi gishtin veçanërisht tek Sekretari i Përgjithshëm Gentian Deva.

“Për kolegët/koleget: Sidomos për ata që u përlotën kur ika dje dhe u tronditën shumë kur më panë që mblidhja sendet vetjake të zyrës. Nuk përmend dot emra, se edhe lotët mund t’ju ngarkojnë me faj. Sekretari Gent do mërzitej dhe do ju merrte në pyetje me orë të gjata siç e ka zakon, thua nuk ka punë të bërë, ndërsa Etilda do ju hakërrehej: kush do t’iki pas saj, se ju shkarkoj menjëherë! (me një të kërcitur gishtash në fakt).

Por kam një këshillë për ju…mos duroni kurrë t’ju shkelet dinjiteti apo t’ju ndrydhet personaliteti, nga askush, as nga Gent Sekretari, as nga Etilda Ministresha. Mos e lejoni më, as njërën, as tjetrën. Puna nuk është çark, është punë dhe frymë bashkëpunimi në grup, për përmbushjen e objektivave të vendosur dhe për t’i shërbyer njerëzve të vendit tonë që, ftohtë i thërrasin taksapagues. Puna duhet t’ju japë kënaqësi”- shkruante drejtoresha e shkarkuar.

Drejtoritë dhe emri i Katrina Treskës

Megjithatë emri i saj është ende në faqe, ajo vazhdon të jetë drejtoreshë sipas Ministrisë. A bëhet kjo se askush nuk e vret mendjen për transparencën me publikun, se tenderat i kanë hutuar aq shumë sa të harrojnë kush janë drejtorët, apo për të fshehur faktin që në Ministrinë e Drejtësisë mungojnë 3 drejtorët më të rëndësishëm? Një nga të 3 është drejtori i auditit, ndërsa drejtorët e tenderave janë aty. Kuti e plotësuar, pavarësisht se me tenderat merret direkt Sekretari i përgjithshëm, Gentjan Deva, që para se të bëhej drejtues i lartë civil, ishte nëpunës i lartë politik, këshilltar i ministres dhe para se të bëhej këshilltar i Ministres që duhet të rregullojë Drejtësinë, ka qenë në Bankën e Shqipërisë, ku është shkarkuar për çështje që duhet t’i ndjekë Drejtësia.

Sot, pak më shumë se një muaj nga letra e ish-drejtoreshës Katrin Treska, duket se letra e saj ka qenë plotësishte  vërtetë. Në Ministrinë e Drejtësisë, askush nuk po merret me drejtësinë, stafi drejtues për çështjet e Drejtësisë është bosh. Me tenderat ama, po merren me orare të zgjatura.

Drejtoritë i gjeni online NË KËTË LINK

(e.a/dosja.al)

Shto Koment