Aktualitet

I hodhën në erë makinën me tritol, zbulohet emri i efektives nga Durrësi, çfarë deklaroi në Polici (VD)

26 Janar 2020, 08:09 Nga DOSJA
I hodhën në erë makinën me tritol, zbulohet emri i efektives

DURRËS– Zbulohet emri i efektives nga Durrësi, makina e të cilës u hodh në erë me tritol gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.

Mësohet se bëhet fjalë për efektiven Ornela Buraka. Kjo e fundit është shprehur pranë kolegëve në Polici se nuk ka pasur asnjë konflikt me persona të tjerë.

“Nuk kam asnjë konflikt. Rrjedhimisht nuk kam asnjë dyshim se kush mund ta ketë hedhur lënden plasese dhe për çfare motivi. U trembem shumë pasi shpërthimi ishte i fuqishëm. Shpresoj shume që kolegët që po hetojnë rastin të hedhin drite mbi këtë ngarje”,-mësohet se është shprehur ajo.

Megjithatë kjo nuk e përjashton faktin se lënda plasëse është vënë për shkak të detyrës, pasi kjo është një nga pistat që po heton Policia.

Tritol makinës së një efektiveje policie. Gjatë natës në oborrin e banesës pranë mjetit është hedhur lënda plasëse. Efektivja Ornela Buraka është shprehur se nuk ka konflikte me njeri. Pista kryesore e hetimit për vendosjen e tritolit është për shkak të detyrës.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet durres ornela buraka tritol makines se ornela burakes durres ornela buraka tritol makines se ornela burakes

Sondazh

Poll