Aktualitet

Nuk marrin fund grabitjet, hajdutët në Durrës vjedhin banesat e braktisura nga tërmeti (VD)

26 Janar 2020, 10:12 Nga DOSJA
Nuk marrin fund grabitjet, hajdutët në Durrës vjedhin banesat e

DURRËS– Në qytetin e Durrësit një prej zonave më të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit është tashmë edhe më i rrezikuari nga vjedhjet e banesave. Në këtë kohë hajdutët e kanë më të lehtë të kryejnë këtë vepër penale pasi shtëpitë e dëmtuara e të pabanueshme janë të braktisura nga banorët.

E për shkak se nga këto banesa banorët nuk kanë marrë asnjë orendi, janë shtuar gjithmonë e më shumë hajdutët në Durrës duke grabitur çdo banesë të braktisur pas tërmetit tragjik që u mori jetën 51 njerëzve.

Sipas policisë hajdutët kanë thyer derën e poshtme të blinduar të një pallati në lagjen numër 18, ku edhe kanë  grabitur 8 plaçka në një nga apartamentet.

Policia edhe më herët ka arrestuar dy persona për vjedhje të tilla në banesat e brakstisura, por mesa duket për Durrësin nuk do të ketë qetësi edhe pas tragjedisë së  26 nëntorit,  kryesisht në zonën e plazhit si edhe në pallatet e braktisura, pasi njerëzit janë larguar nga frika e tërmetit.

Shqipëria u trondit nga një tërmet i fuqishëm më 26 nëntor të vitit të kaluar, i cili la pas 51 viktima dhe mbi 900 të lënduar. Ky tërmet shkaktoi edhe shumë dëme materiale, mijëra banesa u dëmtuan dhe pavarësisht nismës së qveerisë për të ngritur Komitetin e Rindërtimit, ende ka qytetarë që flenë në çadra dhe në kushte të mjerueshme.

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dëmet nga termeti ne durres tragjedia e 26 nentorit 2019 vidhen banesat e braktisura ne durres dëmet nga termeti ne durres tragjedia e 26 nentorit 2019 vidhen banesat e braktisura ne durres

Sondazh

Poll