Aktualitet

Një plumb në kokë e vdiq në vend, ekzekutohet shqiptari në mes të Romës, 43-vjeçari po kthehej në burg (PRITA)

26 Janar 2020, 08:36 Nga DOSJA
Një plumb në kokë e vdiq në vend, ekzekutohet shqiptari

Romë, ITALI- Një 43-vjeçar shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri në Itali. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Romë, teksa shqiptari po kthehej në burg.

Sipas mediave italiane, 43-vjeçari shqiptar i identifikuar si Gentian Kasa ka qenë person me precedent penal dhe në momentin që ai është qëlluar nga agresorët sapo kishte dalë nga banesë duke u rikthyer në burgun e Rebibbias. Shqiptari gëzonte regjimin gjysmë lirie dhe sapo ishte larguar nga shtëpia, ku kishte shkuar për të vizituar gruan.

Agresorët, të cilët mesa duket ishin në dijeni të dënimit të tij po e prisnin tek dera e pallatit. Sapo doli dhe eci disa hapa në trotuar, shqiptari u vra me disa të shtëna me armë e kanë qëlluar atë me dy plumba, një në gjoks dhe një tjetër në kokë, ky i fundit i mori jetën në vend. Pasi kanë kryer atentatin, autorët dyshohet se janë larguar me një motoçikletë.

Në vendin e ngjarjes shkoi menjëherë vëllai i tij 20-vjeçar, i cili më pas njoftoi Policinë dhe ambulancën por pa mundur ta shpëtojë. Ndërsa ngjarja shkaktoi terror dhe panic tek fqinjët e shqiptarit, të cilët dëgjuan të shtënat dhe panë viktimën e shtrirë pranë makinave të parkuara.

Pista kryesore e hetimit që po ndiqet nga efektivët italianë është ajo e dominimit të territorit të shitjeve të lëndëve narkotike.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gentian kasa itali rome vritet shqiptari ne itali gentian kasa itali rome vritet shqiptari ne itali

Sondazh

Poll