Aktualitet

Tritol në Durrës, shpërthen makina ‘Audi’ e efektives së policisë, ‘keqbërësit’ e hodhën brenda oborrit e ikën

25 Janar 2020, 22:41 Nga DOSJA
Tritol në Durrës, shpërthen makina ‘Audi’ e efektives

DURRËS– Makina e një efektiveje policie është hedhur në erë me tritol orët e para të mëngjesit të sotëm. Dosja.al mëson se bëhet fjalë për efektiven Ornela Buraka. 

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Durrësit në lagjen nr. 17/1  në zonën e ish-Kënetës dhe se nga shpërthimi ka pasur dëme të shumta materiale, por asnjë të lënduar. Dëshmitarë bëjnë me dije se edhe pse shpërthimi ndodhi në zonën e ish-kënetës është dëgjuar në të gjithë Durrësin.

Në deklaratën e saj në Polici, efektivja është shprehur se nuk ka pasur asnjë konflikt me persona të tjerë, megjithatë kjo nuk e përjashton faktin se lënda plasëse është vënë për shkak të detyrës. Efektivja Ornela Buraku ushtron prej 17 vitesh detyrën si police e Rendit.

Mësohet se kjo është pista kryesore në të cilën po heton Policia dhe deri më tani në rajon janë shoqëruar 10 persona për t’u marrë në pyetje. 

Por si u vendos lënda plasëse?

Objektivi i ‘keqbërësve’ duket se nuk ka qënë makina e efektives por dërgimi i një mesazhi. Lënda plasëse është hedhur nga muri i jashtëm rrethues i oborrit dhe ka rënë pranë makinës së parkuar.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet durres hidhet ne ere makina e efektives ornela buraka tritol makines se ornela burakes tritol ne durres durres hidhet ne ere makina e efektives ornela buraka tritol makines se ornela burakes tritol ne durres

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Janar 2020, 18:07

GREQI– Policia greke ka zbardhur emrat dhe fotot e anëtarëve të grupit që u kapën me 1. Kokainë në fshatin Astakos të Agrinjos pranë Patras gjatë një aksioni në...