20 Qershor 2025, 13:17
Nga E. D
foto ilustruese
RUSI- Përdorimi i mundshëm i armëve taktike bërthamore nga Shtetet e Bashkuara në Iran do të ishte një zhvillim katastrofik. Kështu tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve ruse, Tass. Peskov komentoi ato që i cilësoi si raportime spekulative mediale lidhur mundësinë e përdorimit të armëve të tilla. Por, zëdhënësi i Kremlinit nuk përmendi se cilat media kanë raportuar për këtë gjë.
Gazeta The Guardian ka raportuar se zyrtarët amerikanë të mbrojtjes janë informuar se përdorimi i bombave konvencionale kundër ndërtesës nëntokësore për pasurimin e uraniumit Fordo në Iran, nuk do të mjaftonte për ta shkatërruar plotësisht këtë impiant. Sipas gazetës, për shkatërrimin e këtij centrali do të kërkohej që të kryheshin sulme, fillimisht me bomba konvencionale, e më pas bombarduesit B-2 do të mund të lëshonin armë taktike bërthamore.
Megjithatë, gazeta britanike tha se presidenti amerikan, Donald Trump, nuk po e shqyrton përdorimin e një arme taktike bërthamore në Fordo dhe se kjo mundësi nuk është paraqitur nga sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjenerali Dan Caine, gjatë takimeve në Shtëpinë e Bardhë.
Trump tha të enjten se çdo vendim për përfshirjen e mundshme të SHBA-së në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit do të merret brenda dy javësh. Rusia, e cila ka lidhje të ngushta me Iranin, ka paralajmëruar ashpër kundër një ndërhyrjeje ushtarake të SHBA-së në anën e Izraelit.
rusi
Bota
20 Qershor 2025, 12:58
N.F
Foto
IRAN- Gjigandi danez i transportit detar, Maersk njoftoi se po pezullon përkohësisht ndalesat e anijeve në portin e Haifës në...
Bota
20 Qershor 2025, 12:42
E. D
pamje nga vendngjarja
ITALI- Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Romë. Siç shihet edhe në pamje një burrë i mo...
Bota
20 Qershor 2025, 11:51
E. D
foto ilustruese
IRAN- Çështja nëse synimi i Izraelit në luftën me Iranin ka të bëjë më shumë se thjesh...
Bota
20 Qershor 2025, 11:13
E. D
pamje nga vendngjarja
UKRAINË- Përpjekja e dhunshme për të pushtuar Katedralen e Shpirtit të Shenjtë në qytetin e ...
Bota
20 Qershor 2025, 11:08
N.F
Abbas Araghchi,
GJENEVË- Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, i tha televizionit shtetëror iranian se Teherani nuk do të zhvill...
Bota
20 Qershor 2025, 11:03
E. D
Abbas Araghchi
IRAN- Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, ka deklaruar për televizionit shtetëror se nuk ka vend për negociata m...
Bota
20 Qershor 2025, 10:57
N.F
Katz
IZRAEL- Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, ka paralajmëruar grupin libanez Hezbollah që të jetë i kujdesshëm, duke...
Bota
20 Qershor 2025, 09:59
N.F
Ali Shamkhani
IRAN- Media shtetërore iraniane pretendon se Ali Shamkhani, një këshilltar i lartë i udhëheqësit suprem të...
Bota
20 Qershor 2025, 09:49
N.F
Foto
RUSI- Një person është vrarë dhe të paktën 14 të tjerë janë plagosur, pasi dronët rusë sulmuan ...
Bota
20 Qershor 2025, 09:34
N.F
Pamje
SUEDI- Një tramvaj doli nga shinat dhe u përplas me një piceri herët këtë mëngjes në Goteborg, n&eu...