Bota

Tramvaji del nga shinat në Suedi, përplaset me një piceri, plagosen 8 persona

Tramvaji po bënte një kthesë majtas me shpejtësi të lartë dhe doli nga shinat mbi kryqëzim.

20 Qershor 2025, 09:34 Nga N.F
Tramvaji del nga shinat në Suedi, përplaset me një piceri,
Pamje

SUEDI- Një tramvaj doli nga shinat dhe u përplas me një piceri herët këtë mëngjes në Goteborg, në jugperëndim të Suedisë. Raportohet se nga ngjarja janë plagosur 8 persona mes tyre edhe shoferi i mjetit.

Tramvaji po bënte një kthesë majtas me shpejtësi të lartë dhe doli nga shinat mbi kryqëzim. Më pas shkoi për një distancë më tej në asfalt dhe u përplas me një piceri.

“Shpejtësia ishte e lartë dhe ai nuk mundi të kthehej majtas, kështu që vazhdoi drejt dhe u përplas me... një piceri”, tha një zëdhënës i policisë.

 

 

suedi

Sondazh

Poll