Bota

Maersk pezullon përkohësisht ndalesat e anijeve në portin e Haifës, shkak tensionet mes Iranit dhe Izraelit: Rrezikohet siguria e ekuipazheve

Maersk thotë se mori vendimin pas analizës së kujdesshme të raporteve të rrezikut dhe kërcënimeve të vazhdueshme midis Izraelit dhe Iranit.

20 Qershor 2025, 12:58 Nga N.F
Maersk pezullon përkohësisht ndalesat e anijeve në portin e
Foto

IRAN- Gjigandi danez i transportit detar, Maersk njoftoi se po pezullon përkohësisht ndalesat e anijeve në portin e Haifës në Izrael për shkak të konfliktit të vendit me Iranin. Maersk thotë se mori vendimin pas analizës së kujdesshme të raporteve të rrezikut dhe kërcënimeve të vazhdueshme midis Izraelit dhe Iranit.

Më tej në njoftim Maersk thekson se ky konflikt rrezikon sigurinë e ekuipazheve të anijeve të tyre. Haifa dhe zona përreth kanë pësuar sulme të përsëritura me raketa balistike nga Irani gjatë javës së kaluar. Nga sulmet shumë ambasada të huaja janë mbyll të ndër të cilat më e fundit ajo e Australisë.

tensionet izrael-iran

Sondazh

Poll