Bota

Bisedimet në Gjenevë, ministri Araghchi: SHBA është partner në krimin izraelit kundër Iranit! Duan të kthehen në tryezën e negociatave për programin bërthamor por Teherani e ka refuzuar

Ai gjithashtu pohoi se SHBA-të duan të kthehen në tryezën e negociatave për të diskutuar programin bërthamor të Iranit, por se Teherani e ka refuzuar kërkesën.

20 Qershor 2025, 11:08 Nga N.F
Bisedimet në Gjenevë, ministri Araghchi: SHBA është partner
Abbas Araghchi,

GJENEVË- Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, i tha televizionit shtetëror iranian se Teherani nuk do të zhvillojë bisedime me asnjë palë derisa Izraeli të ndalojë sulmet ndaj Republikës Islamike. Araghchi pritet të takohet sot me ministrat e jashtëm të Gjermanisë, Francës dhe Britanisë në Gjenevë për të diskutuar për uljen e tensioneve me Izraelin.

Ai gjithashtu pohoi se SHBA-të duan të kthehen në tryezën e negociatave për të diskutuar programin bërthamor të Iranit, por se Teherani e ka refuzuar kërkesën. Ministri shtoi se nuk ka vend për negociata me SHBA-në derisa të ndalet agresioni izraelit. Ai ka akuzuar SHBA-në se është partner në krimin izraelit kundër Iranit.

abbas araghchi tensionet izrael-iran

Sondazh

Poll