Bota

Konflikti në Lindjen e Mesme/ Irani paralajmëron: Nuk ka vend për negociata me SHBA-në derisa të ndalen sulmet izraelite

Në komente të mëtejshme për televizionin shtetëror, Araghchi tha se bisedimet zvicerane do të përqendrohen në çështjet bërthamore dhe rajonale. Ai shtoi se programi i raketave balistike të Teheranit ishte i panegociueshëm.

20 Qershor 2025, 11:03 Nga E. D
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Irani paralajmëron: Nuk ka vend për
Abbas Araghchi

IRAN- Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, ka deklaruar për televizionit shtetëror se nuk ka vend për negociata me SHBA-në derisa të ndalet agresioni izraelit. Araghchi ka mbërritur në Gjenevë, Zvicër, për një takim me ministrat e jashtëm të Francës, Gjermanisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, të cilët po kërkojnë të krijojnë një rrugë kthimi në diplomaci për të çtensionuar konfliktin mbi programin bërthamor të Iranit.

Në komente të mëtejshme për televizionin shtetëror, Araghchi tha se bisedimet zvicerane do të përqendrohen në çështjet bërthamore dhe rajonale. Ai shtoi se programi i raketave balistike të Teheranit ishte i panegociueshëm. Takimi i planifikuar është përpjekja e parë e madhe diplomatike që kur Izraeli nisi sulmet ndaj Iranit javën e kaluar. 

lufta ne lindnjen e mesme abbas araghchi

Sondazh

Poll