Bota

U raportua javën e kaluar se u vra nga sulmet e Izraelit, mediat iraniane pretendojnë se këshilltari i lartë i Khameneit është gjallë: Po shërohet nga plagët e rënda!

Javën e kaluar, të njëjtat agjenci raportuan se ai ishte vrarë në valën e parë të sulmeve ajrore të Izraelit më 13 qershor.

20 Qershor 2025, 09:59 Nga N.F
U raportua javën e kaluar se u vra nga sulmet e Izraelit, mediat iraniane
Ali Shamkhani

IRAN- Media shtetërore iraniane pretendon se Ali Shamkhani, një këshilltar i lartë i udhëheqësit suprem të Iranit, Ali Khamenei, është gjallë dhe po shërohet nga plagët e rënda në një spital, pavarësisht raportimit javën e kaluar se ai ishte vrarë në një sulm izraelit.

Disa media, përfshirë Agjencinë e Lajmeve Fars të kontrolluar nga IRGC-ja dhe agjencinë gjysmëzyrtare të lajmeve Mehr, publikuan një deklaratë që i atribuohet Shamkhanit. Javën e kaluar, të njëjtat agjenci raportuan se ai ishte vrarë në valën e parë të sulmeve ajrore të Izraelit më 13 qershor.

"Jam gjallë dhe gati të sakrifikoj veten," thuhet në deklaratën që i atribuohet Shamkhanit.

Mediat pretendojnë se ai po shërohet nga plagët e rënda të marra në sulmin izraelit dhe se është në gjendje të qëndrueshme.

tensionet izrael-iran

Sondazh

Poll