Politike

34-vjetori i Partisë Socialiste, Rama: Procesi i anëtarësimit nuk është një proces thjesht i qeverisë

Sipas tij, ky është një proces i shtrirë në të gjithë territorin ku përfshihen të gjitha njësitë e pushtetit vendor.

19 Qershor 2025, 19:47 Nga M.B
34-vjetori i Partisë Socialiste, Rama: Procesi i anëtarësimit nuk
Edi Rama

TIRANA-Kryeministri Edi Rama njëherësh dhe kryetari i Partisë Socialiste ka mbajtur fjalën në aktivitetin e zhvilluar në oborrin e selisë rozë në kuadër të 34-vjetorit të themelimit të kësaj force politike. Rama tha se Procesi i anëtarësimit nuk është një proces thjesht i qeverisë. Sipas tij, ky është një proces i shtrirë në të gjithë territorin ku përfshihen të gjitha njësitë e pushtetit vendor.

“Procesi i anëtarësimit nuk është një proces thjesht i qeverisë, apo deputetëve në parlament, por është një proces i shtrirë në të gjithë territorin. Ku përfshihen patjetër të gjitha njësitë e pushtetit vendor, ku shumë nga detyrat që ka ky proces duhet që të adresohen dhe kjo kërkon një kapital shumë të fuqishëm njerëzor.

Unë jam shumë i bindur se do i japim një forcë të madhe PS në territor duke u mbështetur tek njerëzit më të talentuar më të përgatitur dhe më të përkushtuar. Dua të falënderoj të gjithë ata që janë të pranishme këtu. Dua të falënderoj të gjitha ata që janë këtu përpara nesh, dhe që janë gjithmonë të pranishëm në këto sebepe”, tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll