Politike

Miratohet vendimi, Qeveria i jep Ministrisë së Financave rolin e aksionarit të parë në Bankën Shqiptare të Zhvillimit

Ministria e Financave do të përfaqësojë shtetin si pronar i 100% të aksioneve të kësaj banke dhe do të ndjekë të gjitha procedurat e mëtejshme të përcaktuara në ligj.

19 Qershor 2025, 18:01 Nga M.B
Miratohet vendimi, Qeveria i jep Ministrisë së Financave rolin e
Foto ilustruese

TIRANA- Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për caktimin zyrtarisht të Ministrisë së Financave si përfaqësuese e shtetit shqiptar në cilësinë e aksionarit të parë të shoqërisë “Banka Shqiptare e Zhvillimit”. Kështu, Ministria e Financave do të përfaqësojë shtetin si pronar i 100% të aksioneve të kësaj banke dhe do të ndjekë të gjitha procedurat e mëtejshme të përcaktuara në ligj. Gjithashtu është ngarkuar edhe vetë shoqëria “Banka Shqiptare e Zhvillimit”, sh.a., për zbatimin e këtij vendimi. 

Vendimi:

PËR CAKTIMIN E MINISTRISË SË FINANCAVE SI PËRFAQËSUESE  TË SHTETIT SHQIPTAR NË CILËSINË E AKSIONARIT TË PARË TË SHOQËRISË “BANKA SHQIPTARE E ZHVILLIMIT”, SH.A. Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 6, të  ligjit nr.23/2025, “Për Bankën Shqiptare të Zhvillimit”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Caktimin e Ministrisë së Financave si përfaqësuese të shtetit shqiptar në cilësinë e aksionarit të parë të shoqërisë “Banka Shqiptare e Zhvillimit”, sh.a. Ministria e Financave përfaqëson shtetin si pronar të 100% të aksioneve të shoqërisë “Banka Shqiptare e Zhvillimit”, sh.a.

Ngarkohet Ministria e Financave për ndjekjen e procedurave të mëtejshme, në zbatim të ligjit nr.23/2025, “Për Bankën Shqiptare të Zhvillimit”. Ngarkohen Ministria e Financave dhe shoqëria “Banka Shqiptare e Zhvillimit”, sh.a., për zbatimin e këtij vendimi.

këshilli i ministrave

Sondazh

Poll