19 Qershor 2025, 16:15
Nga M.B
Foto nga takimi
STRASBURG- Ka përfunduar mbledhja e Komisionit të Stabilizim-Asociimit mes Parlamentit Europian dhe Kuvendit të Shqipërisë, por pa një deklaratë të përbashkët mes palës opozitare dhe asaj të mazhorancës socialiste.
Deputetja e Partisë Demokratike dhe kryetare e Komisionit të Çështjeve Europiane, Jorida Tabaku, deklaroi se opozita ngriti në këtë takim shqetësimet serioze që lidhen me procesin zgjedhor, mungesën e sundimit të ligjit, korrupsionin e përhapur dhe abuzimet me tenderat publikë.
“Nuk jemi në Strasburg për të firmosur deklarata sa për sy e faqe, por për të kërkuar ndryshime reale që prekin jetën e qytetarëve,” u shpreh Tabaku pas mbledhjes.
Ajo theksoi se shqiptarët kanë nevojë që procesi i integrimit të ndihet në jetën e përditshme dhe jo të mbetet një slogan politik në tavolinat e qeverisë.
“S’ka integrim të vërtetë pa zgjedhje të lira, pa demokraci funksionale dhe pa reforma të thella që luftojnë korrupsionin,” nënvizoi Tabaku, duke shtuar se rruga europiane nuk është një destinacion formal, por një betejë për standarde dhe ndryshim të prekshëm për çdo qytetar shqiptar.
Për opozitën, bashkëpunimi me BE-në duhet të bazohet mbi angazhime të sinqerta dhe reforma të vërteta, jo në fasada dhe retorikë boshe.
stabilizim-asociimi
Politike
19 Qershor 2025, 14:55
N.F
Qani Xhafa
TIRANË- GJKKO ka shpallur fajtor deputetin e PD-së Qani Xhafa për kryerjen e veprës penale “Drejtim i automj...
Politike
19 Qershor 2025, 14:37
N.F
Foto
TIRANË- Seanca paraprake për çështjen SASPAC në Gjykatën e Posaçme është shtyrë sërish...
Politike
19 Qershor 2025, 11:27
edi rama
STRASBURG- Përfaqësuesja e Komisionit Europian, Sigrid Brettel në takimin e Komitetit të Stabilizim Asociimit BE-Shq...
Politike
19 Qershor 2025, 14:32
N.F
Foto
KOSOVË- Një zëdhënës i Bashkimit Evropian tha se masat si heqja e shtetësisë apo dëbimi, në rastin e pjes...
Politike
19 Qershor 2025, 11:16
r.ll
fredi beleri
STRASBURG- Eurodeputeti Fredi Beleri ka mbajtur fjalën e tij sot në mbledhjen e Komisionit të Stabilizim-Asociimit, ku ngriti s...
Politike
19 Qershor 2025, 13:59
r.ll
sali berisha
TIRANË- Në konferencën e sotme për mediat, kreu i PD-së, Sali Berisha komentoi dhe vendimin e Kolegjit Zgjedhor p&eum...
Politike
19 Qershor 2025, 13:50
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në konferëncë për mediat ka folur...
Politike
19 Qershor 2025, 13:46
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot në konferencën me gazetarët në selinë blu se k...
Politike
19 Qershor 2025, 13:17
Izmir Akulli
Aleksander Lukashenko, Vladimir Putin, Edi Rama, Aleksander Vuçiç dhe Rexhep Edrogan
TIRANË- Shqipëria në zgjedhjet e fundit p...
Politike
19 Qershor 2025, 13:31
r.ll
konferenca me gazetaret
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha në konferencën e tij për mediat se zgjedhjet e 11...