Politike

"Në këtë mandat të katërt vijmë me një skuadër të re!" 34-vjetori i PS-së, Rama: Kemi ekip mbështetës dhe premtues në të gjitha zonat

Ai shtoi se kanë një ekip mbështetës dhe premtues në të gjitha njësitë administrative dhe zonat ku PS është angazhuar gjatë gjithë këtyre muajve.

19 Qershor 2025, 19:27 Nga M.B
"Në këtë mandat të katërt vijmë me një
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri Edi Rama njëherësh dhe kryetari i Partisë Socialiste ka mbajtur fjalën në aktivitetin e zhvilluar në oborrin e selisë rozë në kuadër të 34-vjetorit të themelimit të kësaj force politike. Rama tha se në mandatin e katërt Partia Socialiste vjen me një skuadër të re. Ai shtoi se kanë një ekip mbështetës dhe premtues në të gjitha njësitë administrative dhe zonat ku PS është angazhuar gjatë gjithë këtyre muajve.

“Shpërndarja më e mirë e peshës së përfaqësimit në çdo territor që i japin kësaj skuadre mundësinë që të përballojnë me sukses peshën e madhe që do të duhet të mbajnë në këto vite, kur parlamenti do të duhet të bëhet shtylla kryesore e procesit të anëtarësimit. Unë besoj që si rezultati i mirë-organizimit dhe të një beteje të bërë me përkushtim kemi edhe një skuadër mbështetëse, premtuese në të gjitha njësitë administrative dhe zonat ku PS është angazhuar gjatë gjithë këtyre muajve në mbështetje të grupeve të kandidatëve për deputetë. Vlerat kryesore janë burimet e veta njerëzore”, tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll