Politike

"Nuk i jemi shmangur askund përgjegjësive!" 34-vjetori i PS-së, Rama: Shumë gjëra duhen bërë me patjetër më mirë

Sipas tij, PS nuk i është shmangur askund përgjegjësive që vijnë me fitoren.

19 Qershor 2025, 19:31 Nga M.B
"Nuk i jemi shmangur askund përgjegjësive!" 34-vjetori i
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri Edi Rama njëherësh dhe kryetari i Partisë Socialiste ka mbajtur fjalën në aktivitetin e zhvilluar në oborrin e selisë rozë në kuadër të 34-vjetorit të themelimit të kësaj force politike. Rama pohoi se shumë gjëra duhen bërë me patjetër më mirë në vazhdim. Sipas tij, PS nuk i është shmangur askund përgjegjësive që vijnë me fitoren.

"Ne nuk i jemi frikur dhe sigurisht nuk i jemi shmangur askund përgjegjësive që vijnë me fitoren, dhe kjo është, besoj, arsyeja kryesore pse s’ne nuk lodhemi së fituari, pasi nuk lodhemi së ngarkuari veten me përgjegjësi dhe së reflektuari mbi çfarë mund të bëjmë më mirë.

Dhe natyrisht që shumë gjëra duhen bërë me patjetër më mirë, në kushtet kur kjo është detyrë… për të udhëhequr vendin, për ta anëtarësuar në BE brenda kësaj dekade. Nuk ka arsye më të fortë dhe nuk ka edhe domethënie më të madhe e lodhshme me përgjegjësinë se sa ky objektiv, i cili është një objektiv sa i arritshëm aq edhe tejet i vështirë, sa i afërt aq edhe i lidhur me sa shpejt ne do jemi në gjendje të përmirësojmë çka duhet përmirësuar dhe përmbushur”, tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll