Politike

Rinumërimi i votave/ Vijon procesi, PS-së dhe PD-ASHM-së "u ikin" disa fletë, ja rezultati aktual

Bazuar në të dhënat e publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Partia Socialiste ka humbur 62 vota në krahasim me numërimin fillestar, ndërsa Partia Demokratike-ASHM ka humbur 59 vota.

19 Qershor 2025, 16:42 Nga M.B
Rinumërimi i votave/ Vijon procesi, PS-së dhe PD-ASHM-së "u
Foto ilustruese

TIRANA- Vijon edhe sot procesi i rinumërimit të votave për zgjedhjet e 11 majit. Deri në këto momente mësohet se janë hapur 160 kuti votimi teksa ezultatet paraprake tregojnë luhatje të lehta.

Bazuar në të dhënat e publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Partia Socialiste ka humbur 62 vota në krahasim me numërimin fillestar, ndërsa Partia Demokratike-ASHM ka humbur 59 vota.

Ndërkohë mund të thuhet se shifrat aktuale tregojnë se ka pasur një numër pasaktësish në numërimin e parë të votave të zgjedhjeve të 11 majit.

Rinumërimi i votave/ Vijon procesi, PS-së dhe PD-ASHM-së "u

Procesi i rinumërimit, i cili nis më 11 qershor, zhvillohet në pallatin e sportit “Farie Hoti” në Tiranë dhe në të do të angazhohen 24 grupe numërimi. Vendimi për hapjen e kutive dhe rinumërimin e votave u mor nga KAS pas kërkesës së dy anëtarëve të tij që mbështetën kërkesat e opozitës.

rinumerimi i votave

Sondazh

Poll