Politike

“Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt"/ GJKKO merr vendimin, shpall fajtor deputetin e PD-së Qani Xhafa, gjobitet me 900 mijë lekë gjobë

Prokurori i çështjes Sotir Kllapi tha se Xhafa ka qenë i dehur gjatë drejtimit të automjetit sa më sipër deputeti duke drejtuar makinën ka konsumuar veprën drejtim të parregullt të makinës.

19 Qershor 2025, 14:55 Nga N.F
“Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt"/
Qani Xhafa

TIRANË- GJKKO ka shpallur fajtor deputetin e PD-së Qani Xhafa për kryerjen e veprës penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Togat e zeza pranuan kërkesën e SPAK për dënimin e tij në 6 muaj burg, dënim i cili përfundimisht iu konvertua në 900 mijë lekë gjobë. 

Prokurori i çështjes Sotir Kllapi tha se Xhafa ka qenë i dehur gjatë drejtimit të automjetit sa më sipër deputeti duke drejtuar makinën ka konsumuar veprën drejtim të parregullt të makinës. Ai ka cënuar marrëdhëniet juridike për qarkullimin rrugor tha prokurori. 

Prokurori gjatë pretencës u shpreh se Xhafa duhet të deklarohet fajtor. Avokati, Marash Logi argumentoi se deputeti mund të gjobitet në vend të dënimin me burg. 

"Qani Xhafa ka qenë në darkë familjare. Dhe po kthehej me shokët dhe miqtë e tij. Ai e ka pranuar ngjarjen. Është i arsimuar. Mund të dënohet me gjobë për shkeljen e konsumuar," tha ai.

Pas shqyrtimit të rastit, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi për deputetin që të gjobitet dhe pagesa të bëhet brenda nje afati 10 ditor pasi vendimi të marrë formë të prerë.

qani xhafa

Sondazh

Poll