Politike

"Vendimi i Kolegjit Zgjedhor ka qenë i përgatitur para 11 Majit", Berisha: Raporti për farsën elektorale është gati, do publikojmë dhe fakte të tjera në vazhdim

Ai u shpreh se Partia Demokratike po punon intensivisht për të dokumentuar çdo formë manipulimi të votës.

19 Qershor 2025, 13:59 Nga r.ll
"Vendimi i Kolegjit Zgjedhor ka qenë i përgatitur para 11
sali berisha

TIRANË- Në konferencën e sotme për mediat, kreu i PD-së, Sali Berisha komentoi dhe vendimin e Kolegjit Zgjedhor për rrëzimin e ankimimeve të opozitës për rezultatin zgjedhor. Ai tha se vendimi ka qenë i përgatitur që para zhvillimit të zgjedhjeve.  

"E mori këtë vendim para datës 11 Maj apo më vonë, thua ti? E ka pasur të gatshëm, të përgatitur. Mos o burrë, ai ka qenë i përgatitur. Po t’ia kontrollosh datën, të garantoj se ka qenë data 28 Prill.", tha Berisha.

Kryedemokrati tha më tej se raporti për shkeljet gjatë procesit zgjedhor është pothuajse gati dhe i është dërguar institucioneve që vëzhguan zgjedhjet. 

"Vetë procesi është, por në tërësi është gati. Domethënë po ndiqet kjo praktikë. Në qoftë se po e marr pak me arbitraritet shifrën, në qoftë është i përfunduar në masën 95 përqind të tij, 95 përqind e tij është dërguar pranë institucioneve që vëzhguan zgjedhjet. Pra është dërguar. Pastaj kjo do kompletohet dhe do dërgohet si libër. Por kjo është arsyeja.", u shpreh ai. 

Berisha ka paralajmëruar publikimin e të tjera fakteve lidhur me zgjedhjet e 11 majit, së cilave ai iu referohet si "farsë elektorale". Ai u shpreh më tej se PD po punon intensivisht për të dokumentuar çdo formë manipulimi të votës.

"Unë ju falënderoj dhe vazhdojmë. Nesër lajm edhe më të veçantë. PD nuk lë akt dhe përpjekje pa bërë për t’u faktuar shqiptarëve se çfarë dhunimi të turpshëm u bëri Edi Rama votës së tyre. Se çfarë dhunimi dhe poshtërimi bëri ai me votën e tyre. Dëgjoj unë, jo Treni Bullgar kështu, jo Treni Bullgar ashtu. Treni Bullgar është mekanizëm universal. Dy janë mekanizmat me fletën e votimit, Treni Bullgar dhe ai që përdor Putini që shpërndan fletën e votimit para votimeve dhe ata vijnë me fletë në xhep dhe votojnë Dhe këtu janë përdorur... Do shihni ju dokumentime. Pastaj mos harroni se nuk ka filluar akoma me folë laptopi. Ajo që është e drejtë e juaj që të kërkoni fakte për të vërtetuar pretendimet. Kjo është shumë e drejtë. Por ne kemi fakte të pafundme!", tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll