Politike

Komisioni i Stabilizim-Asociimit, Beleri në Strasburg: Mungesa e sundimit të ligjjit është problem madhor në Shqipëri, drejtësia nuk mund të jetë privilegj vetëm për disa persona

Ai tha se edhe sistemi i drejtësisë në Shqipëri është i kapur, nga të njëjtët persona të cilët po përpiqen ta reformojnë atë.

19 Qershor 2025, 11:16 Nga r.ll
Komisioni i Stabilizim-Asociimit, Beleri në Strasburg: Mungesa e sundimit
fredi beleri

STRASBURG- Eurodeputeti Fredi Beleri ka mbajtur fjalën e tij sot në mbledhjen e Komisionit të Stabilizim-Asociimit, ku ngriti shqetësimin për situatën e sundimit të ligjit në Shqipëri.

Ai theksoi se sundimi i ligjit është parimi themelor i çdo vendi demokratik dhe mungesa e tij është sot një problem i madh në Shqipëri. Më tej, ai tha se edhe sistemi i drejtësisë në Shqipëri është i kapur, nga të njëjtët persona të cilët po përpiqen ta reformojnë atë.

Beleri përmendi arrestimet e kreut të PD-së, Sali Berishës, kreut të PL-së, Ilir Metës dhe kryebashkiakut Eion Veliaj. Për kë të fundit eurodeputeti tha se ka çështje të tjera që lidhen me të, të cilat sipas tij nuk janë bërë ende publike, por kanë lidhje me Kryeministrin.

"Sundimi i ligjit është parimi kryesor i çdo vendi demokratik, mungesa e këtij është problem i madh në Shqipëri sot. Ky problem nuk është vetëm institucional, është një problem social, për shkak se dominon jetën e qytetarëve. Deportimi në masë i qytetarëve nuk është që ata kërkojnë situatë më të mirë ekonomike, por ata duan edhe një shtet më të mirë.

Unë dëshiroj të përqendrohem sot në reformën e gjyqësorit. Fatkeqësisht, gjatë 10 viteve të fundit, masat që u morën nga qeveria nuk kanë pasur efektin që qytetarët dëshirojnë të kenë, ato kanë qenë investime financiare por nuk kanë pasur rezultatet që ne kemi dëshiruar apo kemi pritur. Pse? Sepse në Shqipëri fatkeqësisht sistemi i drejtësisë është i kapur, nga të njëjtët persona të cilët po përpiqen ta reformojnë atë.

Qeveria e tanishme përmes procesit të vettingut i cili kontrollon de facto gjyqtarët potencialë, e ka lënë sistemin me të njëjtat gabime apo mangësi që i ka pasur që në fillim. Qeveria përmes prokurorit publik, sistemit gjyqësor, ka menaxhuar që të mbajë nën presion oponentët, zoti Berisha që është udhëheqësi i opozitës, zoti Meta është në burg. Kryetari i Bashkisë së Tiranës gjithashtu është arrestuar, ka pasur edhe gjëra të tjera që nuk kanë dalë në lidhje me zotin Veliaj dhe ato kanë lidhje me Kryeministrin e vendit. Në përfundim, sundimi i së drejtës në Shqipëri është në krizë, prandaj unë nuk dua të vazhdoj më, drejtësia nuk mund të jetë një privilegj i vetëm disa personave por duhet të jetë për të gjithë.", tha Beleri. 

fredi beleri

Sondazh

Poll