Politike

"Kompanitë e kartelit të Troplinëve vazhdojnë punën pa u shqetësuar", Berisha: PD nuk do e njohë kurrë këtë farsë

Ai theksoi gjatë fjalës së tij se kartelet e drogës kanë pasur implikim të madh në zgjedhjet e 11 majit.

19 Qershor 2025, 13:46 Nga r.ll
"Kompanitë e kartelit të Troplinëve vazhdojnë
sali berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot në konferencën me gazetarët në selinë blu se kompanitë e Troplinjëve vazhdojnë të punojnë si normalisht. Ai theksoi gjatë fjalës së tij se kartelet e drogës kanë pasur implikim të madh në zgjedhjet e 11 majit. Gjithashtu u shpreh se Partia Demokratike nuk do ta njohë kurrë rezultatin e këtyre zgjedhjeve. 

"Nexhmedinit i janë sekuestruar disa kompani, përfshi edhe televizionin kabllor Vlora Cable. Kjo kompani, ditën e bërjes publike të masave të arrestit, ka kaluar, nuk preket, ka kaluar në pronësi të vëllait tjetër, Vexhi Danajt. Në pronësi të këtij shtetasi, Vexhiut, janë edhe dy kompani të tjera, të cilat nuk janë bërë publike gjer më sot. Një, kompani 2BU, të cilës Këshilli Kombëtar i Territorit i ka miratuar një leje ndërtimi në Radhimë në dhjetor të vitit 2024. Pra, në Radhimë lante paratë e krimit karteli Troplini.

Leje zhvillimi për subjektin strukturë polifunksionale me funksion banim, hotel dhe shërbime, deri 12 kate mbi tokë. E përshtatur me relievet e Radhimës. E përshtat Edi Rama. Dhe kompania e dytë Gerard Krom, e cila është pajisur me leje shfrytëzimi nga Damien Gjiknuri për nxjerrje minerali krom në Klos. Asnjëra nga këto kompani nuk është vendosur nën sekuestro pavarësisht se janë të kartelit të drogës. Pra janë të amnistuara nga Altin Troplini.

I punësuari Arkend Balla në këto kompani, siç e shihni, nuk është pra rastësisht deputeti më i votuar sepse është deputeti më investuar i klanit Troplini. Këtu, dhe njëherë, denoncoj me forcën më të madhe, kartelet e drogës dhe implikimet e tyre nën drejtimin e Edi Ramës në farsën elektorale të 11 Majit. Deklaroj edhe njëherë se rezultati i këtyre zgjedhjeve të bazuara në krimin, drogën dhe farsën nuk do njihet kurrë. Denoncoj përsëri njoftimin që bëri paraprakisht klanit Troplini për t’u larguar, njeriu që mbajti në xhep për 20 ditë, urdhër-arrestin ndërkombëtar të tyre, të firmosur nga gjykatësi dhe që pranoi të ndryshojë edhe mbiemrin dhe të quhet jo më Duman, por Troplin. Altin Dumani.", tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll