Politike

Berisha: Deputeti Arkend Balla u punësua në kompaninë e kartelit të Troplinëve

Ai tha se deputeti i zgjedhur në qarkun e Durrësit, Arkend Balla për të cilin tha se mund të bëhet dhe ministër i Brendshëm, është i lidhur me këtë kartel.

19 Qershor 2025, 13:31 Nga r.ll
Berisha: Deputeti Arkend Balla u punësua në kompaninë e kartelit
konferenca me gazetaret

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha në konferencën e tij për mediat se zgjedhjet e 11 majit kishin tipar kryesor, rolin e karteleve të drogës dhe organizatave kriminale.

Ai tha se deputeti i zgjedhur në qarkun e Durrësit, Arkend Balla për të cilin tha se mund të bëhet dhe ministër i Brendshëm, është i lidhur me këtë kartel. Më tej, Berisha tha se Balla ka qenë i punësuar në një nga kompanitë e atyre që janë pjesë e këtij karteli.

"Farsa elektorale e 11 Majit 2025, kishte si njërin nga tiparet më kardinale, rolin përcaktues të karteleve të drogës dhe organizatave kriminale. Është bërë i njohur, i famshëm përfaqësuesi i kartelit Troplini, kartelit më të madh të kokainës në Europë, pas spostimit nga vendet e tjera dhe zotërimit nga ky kartel të portit të Durrësit. Përfaqësuesi i këtij karteli dhe Edi Ramës, Arkend Balla, i parashikuar si ministër i Brendshëm, njeriu që mori 5200 vota më shumë se Edi Rama në qarkun e Durrësit, është i lidhur shpirt dhe xhep me këtë kartel.

Nga leximi i dokumenteve të tij, Arkend Balla, i cili pas largimit të një deputeti të PS, u fut në parlament, ka deklaruar veten të punësuar vetëm në universitetin e Durrësit. Por, po të shihet me kujdes deklarata e pasurisë së tij, rezulton se nga data 1 qershor e vitit 2021 deri me datën 5.8.2023, famozi Arkend Balla, ka qenë i punësuar në kompaninë Nisatel. Kompania Nisatel, një nga ortakët themelues ka Sidrit Danajn, i cili sot zotëron 100 përqind të aksioneve. Kjo është një kompani që ofron shërbime interneti, telekomunikacioni, televizioni. Për periudhën 2015-2025, kjo kompani ka përfituar nga institucionet shtetërore 900 mijë euro pagesa. Nisatel është një kompani që adresën primare ku ushtron aktivitetin e ka në Vlorë, dhe kjo pas hulumtimeve, është gjetur se si Arkend Balla u përzgjodh nga kjo kompani për t’u punësuar pranë saj.", tha Berisha. 

sali berisha arkend balla

Sondazh

Poll