Bota

Netanyahu falenderon Trump: Jemi në kontakt të rregullt! Populli është i palëkundur dhe Izraeli më i fortë se kurrë

Ai thotë se operacioni për të eliminuar kërcënimin bërthamor të Iranit po ecën përpara dhe se Izraeli po kontrollon qiellin mbi kryeqytetin e Iranit, Teheranin.

18 Qershor 2025, 22:18 Nga M.B
Netanyahu falenderon Trump: Jemi në kontakt të rregullt! Populli
Benjamin Netanyahu

LINDJE E MESME- Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, i është drejtuar qytetarëve izraelitë në ditën e gjashtë të armiqësive të vendit me Iranin. Ai thotë se operacioni për të eliminuar kërcënimin bërthamor të Iranit po ecën përpara dhe se Izraeli po kontrollon qiellin mbi kryeqytetin e Iranit, Teheranin.

Netanyahu deklaron se, ndërsa ka pasur humbje të dhimbshme, fronti i brendshëm i Izraelit mbetet i fortë. Ai foli gjithashtu për Gazën, duke thënë se Izraeli mbetet i përkushtuar për të mposhtur Hamasin dhe për të shpëtuar pengjet e mbetura.

Së fundmi, ai falënderoi presidentin amerikan Donald Trump për mbështetjen e tij dhe shtoi se udhëheqësit ishin në kontakt të rregullt.

“Jemi në komunikim të vazhdueshëm, përfshirë edhe mbrëmjen e kaluar, patëm një bisedë shumë të ngrohtë. Por ne shohim se fronti i brendshëm është i fortë, populli është i palëkundur dhe Izraeli është më i fortë se kurrë", thotë ai.

benjamin netanyahu

Sondazh

Poll