Bota

VIDEO/ Shpërthimi i vullkanit Lewotobi Laki-Laki në Indonezi, anulohen dhjetëra fluturime në Bali

Autoritetet kanë ngritur nivelin e alarmit në shkallën më të lartë dhe kanë zgjeruar zonën e rrezikut deri në 8 kilometra nga krateri.

18 Qershor 2025, 20:16 Nga E. D
VIDEO/ Shpërthimi i vullkanit Lewotobi Laki-Laki në Indonezi, anulohen
vullkani

INDONEZI- Vullkani Lewotobi Laki-Laki, ka shpërthyer të marten pasdite në pjesën jugore-qendrore të Indonezisë. Autoritetet kanë ngritur nivelin e alarmit në shkallën më të lartë dhe kanë zgjeruar zonën e rrezikut deri në 8 kilometra nga krateri.

 

Siç raporton CNN, Agjencia Gjeologjike e Indonezisë ka bërë të ditur se vullkani ka lëshuar një shtëllungë tymi që ka arritur mbi 10.000 metra lartësi. Hiri është përhapur në formën e një reje. 

Megjithatë nuk raportohet për viktima, por shpërthim i mëparshëm i malit Lewotobi Laki-Laki në nëntor shkaktoi vdekjen e nëntë personave dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve.

Reja në formë kërpudhe ishte e dukshme nga qytetet deri në 150 kilometra larg malit në provincën Nusa Tenggara Lindore. Shpërthimi i së martës pasdite bëri që autoritetet të rrisnin nivelin e alarmit të vullkanit në më të lartin dhe të paralajmëronin për reshje të dendura shiu që mund të shkaktonin rrjedhje lavash në lumenjtë që burojnë nga vullkani.

Zyrtarët lëshuan alarmin më të lartë në vend dhe u bënë thirrje turistëve të qëndrojnë larg. Gjithashtu dhjetëra fluturime u ndaluan në Bali, sipas faqes së internetit të Aeroportit Ndërkombëtar të Denpasarit, e cila shënoi ndërprerjet "për shkak të vullkanit".

indonezi vullkan

Sondazh

Poll