Bota

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së: Mbetem i alarmuar nga përshkallëzimi i vazhdueshëm ushtarak në Lindjen e Mesme

Shefi i OKB-së përsëriti thirrjen e tij për një armëpushim të menjëhershëm, duke shtuar se çdo "ndërhyrje e mëtejshme ushtarake mund të ketë pasoja të mëdha".

18 Qershor 2025, 22:11 Nga M.B
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së: Mbetem i alarmuar nga
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres

LINDJE E MESME- Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, paralajmëroi se mund të ketë "pasoja të mëdha" nëse luftimet midis Izraelit dhe Iranit vazhdojnë të përshkallëzohen.

"Mbetem thellësisht i alarmuar nga përshkallëzimi i vazhdueshëm ushtarak në Lindjen e Mesme midis Izraelit dhe Iranit", tha Guterres.

Shefi i OKB-së përsëriti thirrjen e tij për një armëpushim të menjëhershëm, duke shtuar se çdo "ndërhyrje e mëtejshme ushtarake mund të ketë pasoja të mëdha, jo vetëm për ata që janë të përfshirë, por për të gjithë rajonin dhe për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare në përgjithësi".

Guterres u bën thirrje shteteve anëtare të OKB-së që të zbatojnë plotësisht Kartën e OKB-së dhe të drejtën ndërkombëtare, duke thënë se diplomacia është mënyra më e mirë për të adresuar çështjet e sigurisë në rajon.

sekretari i përgjithshëm i okb-së antonio guterres

Sondazh

Poll