Bota

VIDEO/ Hakohet kanali shtetëror iranian, transmetohen mesazhe kundër regjimit

Pamje të publikuara në rrjetet sociale tregojnë se sinjali satelitor i televizionit shtetëror është ndërprerë në mënyrë të organizuar dhe zëvendësuar me përmbajtje propagandistike kundër qeverisë.

18 Qershor 2025, 21:23 Nga E. D
VIDEO/ Hakohet kanali shtetëror iranian, transmetohen mesazhe kundër
pamje nga vendngjarja

IRAN- Një kanal shtetëror iranian është hakuar dhe ka filluar të transmetojë mesazhe kundër regjimit, që bëjnë thirrje për kryengritje kundër pushtetit. Pamje të publikuara në rrjetet sociale tregojnë se sinjali satelitor i televizionit shtetëror është ndërprerë në mënyrë të organizuar dhe zëvendësuar me përmbajtje propagandistike kundër qeverisë.

 

Burimi i sulmit kibernetik mbetet i panjohur, ndërsa ngjarja ka shkaktuar tronditje në vend. Por sipas mediave të huaja Izraeli e ka mohuar çdo përfshirje në incident, duke theksuar se nuk ka asnjë lidhje me ndërhyrjen në sinjalin televiziv iranian.

lufta ne lindjen e mesme

Sondazh

Poll