Bota

Provokim apo koment?/ Revista satirike franceze "Charlie Hebdo": I pari që zbulon datën e vdekjes së Khameneit fiton udhëtim në Teheran

Shiç shihet edhe në pamje në karikaturën, në krah është shkruajtur dita e tij e lindjes, ndërsa një pikëpyetje shfaqet në vend të datës së vdekjes së tij.

18 Qershor 2025, 21:04 Nga E. D
Provokim apo koment?/ Revista satirike franceze "Charlie Hebdo": I
"Charlie Hebdo"

IRAN- Revista satirike franceze "Charlie Hebdo" ka komentuar përplasjen në Lindjen e Mesme midis Izraelit dhe Iranit. Në kopertinën e "Charlie Hebdo" shihet udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei. Shiç shihet edhe në pamje në karikaturën, në krah është shkruajtur dita e tij e lindjes, ndërsa një pikëpyetje shfaqet në vend të datës së vdekjes së tij.

Duke komentuar konfliktin Izrael-Iran titulli i revistës është: Personi i parë që gjen datën e vdekjes së Khameneit fiton një udhëtim në Teheran

Kjo kopertinë vjen pasi presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se është në dijeni të vendit ku ndodhet Udhëheqësi Suprem i Iranit Ajatollah Ali Khamenei. Në postimin e tij Trump tha se nuk do ta vrasin Ajatollah Ali Khamenei-n, të paktën sipas tij për momentin.

Presidenti amerikan deklaroi se Khamenei është një shënjestër e lehtë. Po ashtu Trump tha se nuk duan që raketat të qëllohen drejt civilëve ose ushtarëve amerikanë duke theksuar se durimi i tyre po shteron.

“Ne e dimë saktësisht se ku fshihet i ashtuquajturi ‘Udhëheqës Suprem’. Ai është një shënjestër e lehtë, por është i sigurt atje - Ne nuk do ta vrasim!), të paktën jo për momentin. Por ne nuk duam që raketat të qëllohen drejt civilëve ose ushtarëve amerikanë. Durimi ynë po shteron. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje", thotë Trump në rrjetin e tij social "Truth".

lufta ne lindjen e mesme iran izrael shba donald trump "charlie hebdo"

Sondazh

Poll