Bota

Izraeli shënjestron selinë e Policisë Kombëtare në Iran, disa të plagosur

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, deklaroi më parë se vendi i tij kishte “shkatërruar” selinë e “sigurisë publike” të Iranit.

18 Qershor 2025, 21:23 Nga M.B
Izraeli shënjestron selinë e Policisë Kombëtare në
Foto ilustruese

LINDJE E MESME- Disa persona u plagosën pasi Izraeli shënjestroi selinë e policisë kombëtare të Iranit sot. Mediat e huaja shkruajnë se një numër ndërtesash pranë selisë së Komandës Kombëtare të Zbatimit të Ligjit të Iranit u shënjestruan.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, deklaroi më parë se vendi i tij kishte “shkatërruar” selinë e “sigurisë publike” të Iranit.

Avionët luftarakë të Forcave Ajrore Izraelite “shkatërruan selinë e sigurisë publike të regjimit iranian – dega kryesore shtypëse e diktatorit iranian”, pohoi Katz. 

Mediat shtetërore iraniane kishin raportuar më parë se një sulm izraelit ndodhi pranë një objekti të Gjysmëhënës së Kuqe në Teheran.

lindje e mesme

Sondazh

Poll