Sport

Pep Guardiola: "Haaland duhet të mësojë se çfarë do të thotë të jesh kapiten"...

Gjatë konferencës për shtyp përpara ndeshjes midis Manchester Cityt dhe Wydad Casablanca këtë të mërkurë (ora 18:00), trajneri Pep Guardiola foli për të ardhmen e lojtarit ndërkombëtar norvegjez me “Sky Blues” dhe shanset e tij për t’u bërë një ditë kapiten i klubit të Manchesterit.SHBA - Me Bernardo Silvan e emëruar kapiten i Manchester Cityt për sezonin e ardhshëm, trajneri spanjol, Pep Guardiola, ka dhënë mendimet e tij mbi kandidaturën e mundshme të Erling Haaland për shiritin e kapitenit. Ndërsa nuk e sheh ende si kapiten, ai ia hap derën për mundësinë që ai të bëhet kapiten në vitet e ardhshme. “Erling Haaland është shumë i ri. Por ai duhet të fillojë të mësojë se çfarë do të thotë të jesh kapiten, sepse ai do të jetë këtu, shpresoj, për shumë vite”, tha trajneri i Man.Cityt në një konferencë për shtyp. “Roli i kapitenit ndonjëherë është i ndërlikuar, por në të njëjtën kohë, është shumë i thjeshtë. Duhet ta vendosësh ekipin, miqtë e tu, klubin, gjithmonë para teje, gjithmonë, gjatë gjithë kohës. Gjithmonë duhet të pyesësh veten se çfarë është më e mira për ekipin. Kur vendos se çfarë është më e mira për ekipin, nuk bën kurrë gabim, kurrë.” B.T (Dosja.al)

18 Qershor 2025, 16:30 Nga DOSJA
Pep Guardiola: "Haaland duhet të mësojë se çfarë

SHBA - Me Bernardo Silvan e emëruar kapiten i Manchester Cityt për sezonin e ardhshëm, trajneri Pep Guardiola, ka dhënë mendimet e tij mbi kandidaturën e mundshme të Erling Haaland për shiritin e kapitenit.

Ndërsa nuk e sheh ende si kapiten, ai ia hap derën për mundësinë që ai të bëhet kapiten në vitet e ardhshme.

“Erling Haaland është shumë i ri. Por ai duhet të fillojë të mësojë se çfarë do të thotë të jesh kapiten, sepse ai do të jetë këtu, shpresoj, për shumë vite”, tha trajneri i Man.Cityt në një konferencë për shtyp.

“Roli i kapitenit ndonjëherë është i ndërlikuar, por në të njëjtën kohë, është shumë i thjeshtë. Duhet ta vendosësh ekipin, miqtë e tu, klubin, gjithmonë para teje, gjithmonë, gjatë gjithë kohës.

Gjithmonë duhet të pyesësh veten se çfarë është më e mira për ekipin. Kur vendos se çfarë është më e mira për ekipin, nuk bën kurrë gabim, kurrë.”

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll