Sport

Ish-lojtari i PSG-së, viktimë e një tentative vjedhjeje nga një adoleshent 17-vjeçar!...

Sipas informacioneve nga "Le Parisien", një adoleshent 17-vjeçar u arrestua natën e së dielës duek gdhirë e hënë, ndërsa po përpiqej të grabiste shtëpinë e ish-lojtarit të PSG-së, Layvin Kurzawa.

18 Qershor 2025, 14:00 Nga DOSJA
Ish-lojtari i PSG-së, viktimë e një tentative vjedhjeje nga

FRANCE - Shtëpia e ish-lojtarit të PSG-së, Layvin Kurzawa, ishte cak i një tentative vjedhjeje të dielën në mbrëmje në La Celle-Saint-Cloud (Yvelines), sipas informacioneve nga Le Parisien.

Lojtari ndërkombëtar francez, i cili mungonte, mori një alarm në telefonin e tij nëpërmjet sistemit të mbikëqyrjes me video dhe njoftoi policinë rreth orës 3 të mëngjesit.

Kur policia mbërriti në vendngjarje, ata panë dy individë në kopshtin e Kurzawas: një adoleshent 17-vjeçar që u arrestua, ndërsa hajduti tjetër i dyshuar iku në pyllin aty pranë.

Sipas elementëve të parë të hetimit, të transmetuar nga Le Parisien, imazhet e kamerave të mbikëqyrjes tregojnë se dy individët, të veshur me të zeza dhe me kapuç, u sollën me makinë pranë shtëpisë së futbollistit.

I vendosur në paraburgim në stacionin e policisë së Versajës, 17-vjeçari (i panjohur për policinë) thuhet se ka pranuar se është rekrutuar në rrjetet sociale. I liruar me urdhër të prokurorisë së Créteil, ai mori një thirrje për t'u paraqitur para gjykatës së të miturve.

Në aspektin sportiv, kontrata e Layvin Kurzawa skadon këtë muaj, pasi nënshkroi me klubin portugez Boavista në shkurt. Megjithatë, ish-mbrojtësi i Monacos ka luajtur vetëm katër ndeshje, i penguar nga problemet e përsëritura fizike.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll