Sport

Skandal në Turqi, publikohen mesazhe kundër Mourinhos: Komisioni Disiplinor dorëhiqet!

Presidenti dhe i gjithë bordi i drejtorëve u detyruan të thoshin lamtumirë, pas përhapjes së disa bisedave private.

18 Qershor 2025, 15:00 Nga DOSJA
Skandal në Turqi, publikohen mesazhe kundër Mourinhos: Komisioni

TURQI - Një stuhi e re po godet futbollin turk dhe, edhe një herë, José Mourinho është në qendër të gjithë kësaj gjurulldie.

Presidenti dhe i gjithë bordi drejtues i Komitetit Disiplinor të Futbollit Profesional (PFDK) kanë dhënë dorëheqjen, pas publikimit të disa mesazheve private, në të cilat ata sulmojnë ashpër trajnerin e Fenerbahçes.

Portugezi është padyshim i vështirë për t’u pranuar nga drejtuesit e Komisionit, të cilët e sulmojnë atë në biseda me fraza të tilla si “ai është toleruar për shumë kohë” dhe “do ta bëjmë të paguajë për këtë sezonin e ardhshëm ”.

Fenerbahce: "Mentalitet armiqësor, i bazuar në luftëra dhe hakmarrje"

Fenerbahçe mori menjëherë një qëndrim, duke i kërkuar sqarime Federatës Turke të Futbollit:

"Klubi ynë i ka paraqitur një kërkesë zyrtare Federatës Turke të Futbollit në përgjigje të korrespondencës së bërë publike sot, e cila pretendohet se i përket anëtarëve të Këshillit Disiplinor të Futbollit Profesional.

Ne besojmë se ky mentalitet armiqësor, i cili shkel qartë parimin e paanshmërisë dhe bazohet në përballje dhe hakmarrje, nuk ka vend në sportin turk."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll