Sport

VIDEO/ Portieri e mbajti topin më shumë se 8 sek… Gjyqtari Turpin e ndëshkon, hera e parë në Kupën e Botës!

Clement Turpin akordoi një goditje nga këndi për Ulsanin e Koresë së Jugut, pasi portieri jugafrikan i Mamelodi Sundowns e mbajti topin për një kohë shumë të gjatë të martën në mbrëmje në Kupën e Botës për Klube.

18 Qershor 2025, 16:00 Nga DOSJA
VIDEO/ Portieri e mbajti topin më shumë se 8 sek… Gjyqtari

SHBA - Në Kupën e Botës për Klube, skuadra Ulsan e Koresë së Jugut, përfitoi një goditje nga këndi, pasi Ronwen Williams, portieri i ekipit Mamelodi Sundowns të Afrikës së Jugut, e mbajti topin në dorë për më shumë se tetë sekonda.

Ndaj, gjyqtari francez Clément Turpin, zbatoi për herë të parë Rregullin e ri 12, të martën në mbrëmje.

Neni 12.3 specifikon se "një goditje nga këndi jepet nëse një portier e mban topin në duart e tij për më shumë se tetë sekonda brenda zonës së tij të penalltisë përpara se ta lëshojë atë."

Më parë, një sjellje e tillë ndëshkohej me një goditje të lirë indirekte, siç parashikohet në Nenin 12.2, por rregulli rrallë zbatohej nga gjyqtarët.

Pra, kur Mamelodi Sundows po udhëhiqte me një gol në minutën e 83-të dhe Ronwem Williams po vononte ta kthente topin në lojë, Clément Turpin nuk hezitoi të ndërhynte.

Në fund, goditja nga këndi nuk pati rezultat dhe klubi i Afrikës së Jugut fitoi (1-0) për ndeshjen e tyre të parë në Grupin F, të cilën e morën në vendin e parë përpara Dortmund dhe Fluminense.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll