Sport

Goli i Sergio Ramos për Monterrey nuk ishte i rastësishëm: "Ne punuam për të dje"

Monterrey barazoi 1-1 me finalistët e Ligës së Kampionëve, Interin, në Kupën e Botës për Klube, falë një goli të ish-lojtarit të Madridit, Sergio Ramos. Një kombinim mbi të cilin meksikanët kishin punuar paraprakisht.

18 Qershor 2025, 13:00 Nga DOSJA
Goli i Sergio Ramos për Monterrey nuk ishte i rastësishëm:

SHBA - Monterrey i Meksikës barazoi 1-1 me Interin, të martën në mbrëmje në ndeshjen e parë të Kupës së Botës për Klube.

Ish-mbrojtësi i Real Madridit dhe PSG-së, Sergio Ramos, i cili luan në Meksikë që nga shkurti, hapi serinë e golave ​​me një gjuajtje me kokë nga një goditje këndi në minutën e 25-të.

Goli nuk ishte i rastësishëm, sipas trajnerit të Monterrey, Domenec Torrent.

"Ne punuam për golin e Sergios dje, e provuam gjashtë ose shtatë herë, dhe në goditjet standarde, kur je në disavantazh, duhet të gjesh një mënyrë," tha trajneri spanjol në një konferencë për shtyp në fund të ndeshjes.

"Ne e dinim se duhej t'ia çonim topin atij dhe bëmë dy bllokime në mënyrë që ai të mund të gjuante."

“Sergio Ramos është i rëndësishëm sepse ka përvojë, i bën ata ( lojtarët e Monterrey) më të mirë, i mbështet, i bën të ndiejnë se mund ta bëjmë dhe kjo është diçka që përpiqem ta bëj.

Sergio ka një personalitet të shkëlqyer ”, përfundoi ai, duke specifikuar se skuadra e tij pati edhe meritën e mbrojtjes së mirë gjatë ndeshjes.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll