Politike

Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestron e apartamentit të Erion Veliajt

Apeli i GJKKO rrëzoi ankimimin e bërë nga kompania “AgiKons” sh.p.k., e cila kishte kundërshtuar vendimin e marrë në muaj majin ku ishte vendosur masa e sekuestros pasurore mbi pasurinë e paluajtshme në fjalë.

17 Qershor 2025, 11:12 Nga N.F
Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestron e apartamentit të Erion
Veliaj dhe Xoxa

TIRANË- Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi vendimin për sekuestrimin e një apartamenti në zonën e Kodrës së Diellit, që dyshohet se i përket kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe bashkëshortes së tij, Ajola Xoxës.

Apeli i GJKKO rrëzoi ankimimin e bërë nga kompania “AgiKons” sh.p.k., e cila kishte kundërshtuar vendimin e marrë në muaj majin ku ishte vendosur masa e sekuestros pasurore mbi pasurinë e paluajtshme në fjalë. Gjykata vendosi të miratojë në tërësi vendimin e mëparshëm, duke e konsideruar të ligjshëm sekuestrimin e apartamentit.

Gjithashtu sot në GJKKO, Prokuroria e Posaçme do të prezantojë raportin 2-mujor të hetimeve ndaj kryebashkiakut Veliaj. Prezantimi i raportit do të mbahej ditën e premte më datë 13 qershor, por u shty për shkak se në seancë mungonte biznesmeni Elman Abule, i cili është nën masën "arrest në shtëpi".

Në seancën e sotme, Veliaj nuk është paraqitur në GJKKO, por është përfaqësuar vetëm nga avokati i tij mbrojtjes. Ndërkohë që në seancën e sotme, biznesmeni Abule ka marrë pjesë. 

 

gjkko erjon veliaj

Sondazh

Poll