Politike

Kërkon ndryshim të masës së sigurisë, Gjykata e Lartë shqyrton më 8 korrik rekursin e Erion Veliajt

Relatore e rekursit është caktuar gjyqtarja Albana Boksi, ndërsa pjesë e trupës gjykuese janë edhe Medi Bici dhe Sokol Binaj.

17 Qershor 2025, 09:13 Nga r.ll
Kërkon ndryshim të masës së sigurisë, Gjykata e
erion veliaj

TIRANË- Gjykata e Lartë do të shqyrtojë më 8 korrik rekursin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili kërkon ndryshim të masës së sigurisë. Seanca do të mbahët në orën 12:00. 

Relatore e rekursit është caktuar gjyqtarja Albana Boksi, ndërsa pjesë e trupës gjykuese janë edhe Medi Bici dhe Sokol Binaj. Ndërkohë, më 8 korrik do të shqyrtohet edhe rekursi i biznesmenit Elman Abule, që ndodhet nën masën e sigurisë "arrest shtëpie".

Arrestimi i Erion Veliajt

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”. Bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa është lënë në masë sigurimi "detyrim paraqitje". 

Sipas SPAK nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga personat nën hetim, specifikisht Veliaj edhe bashkëshortja e tij është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të  kundërligjshme.

erion veliaj gjykata e larte

Sondazh

Poll