Politike

Rinumërohen sot 2323 kuti votimi për qarqet e Tiranës, Durrësit dhe Fierit, angazhohen 24 grupe numërimi

Procesi do të zhvillohet në pallatin e sportit “Farie Hoti” në Tiranë dhe në të do të angazhohen 24 grupe numërimi.

17 Qershor 2025, 08:04 Nga N.F
Rinumërohen sot 2323 kuti votimi për qarqet e Tiranës,
Foto

TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, KQZ ka bërë me dije se ditën e sotme do të rinumërojë 2323 kuti votimi. Mësohet se nga këto kuti 85 janë kuti me votatë diasporës. Rinumërimi do të bëhet për qarqet e Tiranës, Durrësit dhe Fierit ndërsa për qarkun e Elbasanit do të verifikohen vetëm materialet e kutive të Gramshit dhe Peqinit.

Procesi do të zhvillohet në pallatin e sportit “Farie Hoti” në Tiranë dhe në të do të angazhohen 24 grupe numërimi. Vendimi për hapjen e kutive dhe rinumërimin e votave u mor nga KAS pas kërkesës së dy anëtarëve të tij që mbështetën kërkesat e opozitës.

kqz rinumerim votash

Sondazh

Poll