Politike

Sot seancë në GJKKO për Veliajn, SPAK raporton për hetimet dymujore ndaj kryebashkiakut të Tiranës

Seanca gjyqësore pritet të zhvillohet në orën 11:30.

17 Qershor 2025, 09:27 Nga r.ll
Sot seancë në GJKKO për Veliajn, SPAK raporton për hetimet
erion veliaj

TIRANË- Gjykata e Posaçme do të zhvillojë një seancë, ku prokuori i posaçëm Ols Dado do të raportojë mbi informacionet dy mujore të hetimeve ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt. Seanca gjyqësore pritet të zhvillohet në orën 11:30. Ndërkohë ditën e sotme u caktua edhe data për shqyrtimin e rekursit të kryebashkiakut Veliaj për ndryshimin e masës së sigurisë.

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”. Bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa është lënë në masë sigurimi "detyrim paraqitje". 

Sipas SPAK nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga personat nën hetim, specifikisht Veliaj edhe bashkëshortja e tij është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të kundërligjshme.

erion veliaj spak gjkko ols dado

Sondazh

Poll