Aktualitet

‘S’e parandalonim dot”, Gjonaj komenton xhiron e Dritan Dajtit në ish-Bllok: S’ka ndodhur kurrë më parë ajo që ndod

25 Janar 2020, 17:50 Nga DOSJA
‘S’e parandalonim dot”, Gjonaj komenton xhiron e Dritan Dajtit

TIRANË– Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka komentuar edhe video që bëri xhiron e të gjitha mediave ku shihej Dritan Dajti që lëvizte në zonën e ish-Bllokut. E ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’ në News 24, Gjonaj tha se ky ishte një rast i veçuar që s’mund të parandalohet gjithmonë, por i rëndësishëm është reagimi institucional. Ajo bëri me dije se ka një kallëzim në Prokurori, janë shkarkuar drejtues të lartë burgjesh për këtë akt dhe ajo shton se nëse ka vepër penale apo konsumim të veprës penale këta person ta dënohet.

”Pa dyshim shqetësimi juaj dhe i qytetarëve dhe reagimet publike janë të mirëkuptuara. Është një rast të paktën për fat të mir i veçuar. Jo vetëm nuk mund të përgjithësojë veprimin e burgjeve por duke e konsideruar si shkelje të ligjit edhe nga ata të cilët kanë qenë të përfshirë në gjithë veprimin. Nuk më vjen mirë që ndodhin por e kuptojnë që s’mund të parandalohen katërcipërisht. I rëndësishëm është që institucionet të reagojnë. Ka pasur një hetim me dy grupe të pavarura. Janë marrë masat më drastike. Janë shkarkuar drejtuesit më të lartë. Ka një kallëzim në Prokurori. Nëse ka vepër penale të merren masat edhe për përgjegjësinë penale. Nga ana tjetër ajo ç’ ndodh në burgje nuk ka ndodhur më parë. Janë rritur masat e sigurisë. Më parë kanë qenë jashtë vëmendjes. Një sërë masash në pjesën e reformës legjislative. Raste të tilla duhet të jenë shumë të parandaluara,”- tha Gjonaj.

I dënuari me 25 vite burg për masakrën e Durrësit, Dritan Dajti, u shfaq për herë të parë në publik pas shumë vitesh. Dajti u shfaq në zonën e ish-Bllokut, i shoqëruar nga shuma forca policie, teksa shkonte për tek dentisti. Kjo ‘xhiro’ u kushtoi “kokën” drejtuesve të burgut të Peqinit.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dritan dajti xhiro ne bllok etilda gjonaj dritan dajti xhiro ne bllok etilda gjonaj

Sondazh

Poll